Përzgjedhësi Ramadani shpalli listën e lojtarëve kundër Estonisë

Hendboll

Përzgjedhësi Ramadani shpalli listën e lojtarëve kundër Estonisë

Nga: K. Goca Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 14:24
Kombëtarja e Kosovës

Java e parë e janarit pa dyshim se do të jetë shumë e nxehtë për kombëtaren e Kosovës, e cila do t’i zhvillojë dy ndeshje me Estoninë, në kuadër të grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Europian 2020 në hendboll. Ndeshja e parë luhet me 4 janar në palestrën e sportit “Shani Nushi’ në Gjakovë, mes Kosovës dhe Estonisë, kurse me 8 janar në Polva është sfida e radhës me estonezët. Kosova deri më tash ka zhvilluar dy takime, ka një barazim si vendas me rezultat 24:24 me Turqinë, kurse në Ankara kishte humbur (26:22) nga turqit. Estonia deri më tash nuk ka luajtur asnjë takim, kështu që një rival jo edhe njohur për kombëtaren tonë.  

Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani, shpalli listën e hendbollistëve dhe vlerëson se ka ftuar më të mirët. “Ramadani bëri publike emëroren e ngushtë me lojtarët te cilët ju kanë përgjigjur ftesës pozitivisht, edhe pse në listën e dërguar EHF-it ishin 28 hendbollist në të cilët përzgjedhësi llogariste fillimisht, mirëpo disa prej tyre nuk ju përgjigjen ftesës për shkak të obligimeve në vendin e punës, disa për shkak të lëndimeve apo shkaqeve tjera personale. Në grumbullimin i cili fillon nesër në Gjakovë në orën 12.00 përzgjedhësi Ramadani llogaritë në këta hendbollist: Portieri: Flamur Gërbeshi (HIF Karlskrona - Suedi), Arbër Curri (Besa Famiglia), Haris Berisha (Besa Famiglia), Edon Gashi (Prishtina), hendbollistë: Drilon Haxhimusa (Kastrioti), Valon Dedaj, (TSV Fortitudo Gossau - Zvicër), Lindrit Fetahu (Trepça), Florim Hoxha (SV Anzing Handball - Gjermani), Kastriot Jupa (Besa Famiglia), Roland Nreca (TV Immenstadt – Gjermani), Beni Syla (Kastrioti), Drilon Tahirukaj (Besa Famiglia),  Deniz Terziqi (Trepça), Vlerëson Zherka (Kastrioti), Luigj Quni (GC Amicitia Zurich - Zvicër), Etrit Xhafolli (SG VTB/Altjührden -Gjermani), Fatlum Ahmeti (LIF Lindesberg - Suedi), Sali Maxhera (Trepça), Korab Syla (Kastrioti). Në Gjakovë do te stërvitët dy herë në ditë në palestrën ‘Shani Nushi’, dhe më shumë do te punohet në përgatitjen e ndeshjes kundër Estonisë, me ç‘ rast do të punohet më shumë taktikisht , edhe përkundër asaj se mungesat e theksuara të disa lojtarëve e kanë vënë para një sfide përzgjedhësin, i cili mungesat e theksuara do ti mbulon me lojtarët e ftuar në pozicionet vakante Korab Syla, Drilon Haxhimusa, Sali Maxhera dhe Fatlum Ahmeti, ky i fundit nga Suedia.

Përzgjedhësit në punë do ti ndihmojnë bashkëpunëtorët në vijim: kryetrajneri Verim Zherka, trajneri i forcës fizike Enver Tahiraj dhe i portierëve Veton Hajrizi”, bëhet e ditur nga zyra e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat