Rezultatet e mira janë edhe faktorë që klubi gjerman, Würm Mitte, ia vazhdojë kontratën edhe për një vjet trajnerit nga Kosova, Fadil Kçiku. “Pas sukseseve që arrita, kam nënshkruar për një vjet kontratën.
Pra, kam vazhduar me opsionin që ka pasur klubi gjerman, që garon në Landesliga dhe jemi aktualisht në vend të gjashtë tri javë pa përfunduar edicioni”, ka thënë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Kçiku. Ai pas nënshkrimit të kontratës ka qenë me nuse në festë të Bavarisë.