Bajramaj: Finalen e kemi të sigurt, Muhaxheri: Nuk patëm fat!

Hendboll

Bajramaj: Finalen e kemi të sigurt, Muhaxheri: Nuk patëm fat!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 maj 2017 Në ora: 23:06
Shqiponja dhe Kastrioti

Shqiponja nga Gjakova shënoi fitore me rezultat 36:32 në ballafaqim me Kastriotin e Ferizajt, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Gjakovaret bënë hapin e parë drejt finales, por në anën tjetër hasën në një lojë të fortë të Kastriotit që ka në petkun e saj një ekip të re me lojtare të talentuar.  Prandaj, Kastrioti shumë lehtë ka mundur të befasojë, kurse Shqiponja e sheh veten afër finales. Hendbollistja e Shqiponjës, Xhevahire Bajramaj, mendon se ishin më të mira dhe beson se do të jenë në finale. "Ndeshja e parë e play-off-it e gjysmëfinales Shqiponja - Kastrioti, jo ndeshje shumë e fortë për ne, finalja e sigurt me njerën nga dy ekipet tjera: Prishtinën apo Istogun", ka thënë Bajramaj për gazetën kombëtare "Bota sot".

Lirie Muhaxheri, trajnere e Kastriotit, tha se lojtaret e saja dhanë maksimumin dhe komplimentoj për lojën e fortë e cilësore. "Ekip im është komplet i organizur brenda dhe atmosfera është shumë e mirë, edhe me një mbrojtje pak më të mirë, besoj se mundem dhe duhet me fituar në Ferizaj, pra në takimin e dytë. Kemi ekip të mirë, me lojtare të reja, që kanë motiv dhe po japin më të mirën. Besoj e shpresoj se jemi ekip e barabartë me Shqiponjën dhe mund të jemi edhe ne në finale, sepse po shihet se me cilësi jemi njësoj", tha Muhaxheri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat