Kosova siguroi fazën e dytë të Euro 2020

Hendboll

Kosova siguroi fazën e dytë të Euro 2020

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 10:46

Kosova përfundoi e treta në Kampionatin Botëror të Vendeve në Zhvillim, që u zhvillua në Bullgari. Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen për medalje të bronztë mposhti ekipin e Qipros me rezultat 32:25, duke dëshmuar karakter të fuqishëm dhe kthim pas humbjes së ngushtë në gjysmëfinale ndaj Ishujve Faroe.

Kombëtarja jonë këtë ndeshje e hapi më mirë, në pjesën e parë arriti epërsi 14:7 dhe dukej se e ka lojën tërësisht nën kontroll.

Mirëpo, qipriotit, të cilët kishin luajtur gjysmëfinale me dy palë vazhdimesh me turqit, vendosën që të japin gjithçka që kanë për të shkrirë epërsinë e Kosovës dhe të kthehen në lojë, mirëpo, pjesa e parë përfundoi me epërsi të Kosovës 16:12.

Epërsia e Kosovës u shkri, madje Qipro një kohë doli në epërsi minimale, por një gol i Kabashit, dy të Dedajt dhe tri radhazi te Drenit Tahiurkaj, por dhe një përjashtim dy minutësh ndaj ekipit të Qipros bënë që momenti i lojës të kalojë tërësisht në anën e Kosovës.

Në 10 minutat e fundit, djelmoshat e udhëhequr nga Taip Ramadani u treguan më të pjekur dhe më të mirë duke e kontrolluar lojën dhe duke fituar në fund me shtatë gola epërsi 32:25.

Lojtari më i mirë i Kosovës u zgjodh Kastriot Jupa.

Kosova kishte përfunduar e treta edh në edicionin e parë të kësaj gare të IHF-së, që ishte zhvilluar në Kosovë para dy vjetësh. Po në atë garë pikërisht Ishujt Faroe ishin shpallë kampionë.

Kombëtarja e Kosovës ja doli qe pas dy viteve ta përsëritë suksesin e madh në garat e Kampionatit të 2-të per shtetet ne zhvillim kësaj radhe ne Bullgari dhe me një formacion thuaja krejtësisht te ri, sepse vetëm tre lojtarë ishin nga përbërja e lara dy viteve: Fetahu, Jupa dhe Beni Syla , kurse kësaj radhe përzgjedhësi Taip Ramadani dhe kryetrajneri Fatmir Muhaxheri ne "zjarr, futen të rinjtë Drenit Tahirukjn, Jon Muqollin, Etrit Xhafollin, Luigj Qunin, Haris Berishën te cilët sapo kanë dal nga skuadra e kadetëve dhe juniorëve por ishin bartës të lojës,  te cilët kishin mbështetjen e lojtarëve me pervojë si kapiteni Valon Dedaj, "snajperisti" Enis Kabashi, pivotmeni i shkëlqyeshëm Kastriot Jupa, alot tani me përvojë Enis Fetahu, Oltion Beshiri dhe Drilon Haxhimusa, pastaj Enis Terziqi furiozë, Zherka i përgjegjshëm, Haxhimusa luftarak dhe portieri Armir Agushi i cili tregoi potencial.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat