A po përgatiten Morina e Çerkini ta marrin drejtimin e KHF Kastriotit?

Hendboll

A po përgatiten Morina e Çerkini ta marrin drejtimin e KHF Kastriotit?

Nga: K. Goca Më: 2 korrik 2017 Në ora: 15:09
Xhavit Morina në të majtë pas tij janë Ahmet Petrova, Refik Sadriu dhe Sami Çerkini

Në ditëve të fundit janë shtuar zërat se nuk është larg mendesh që Ahmet Hysenaj – Petrova, të rikthehet si kryetar klubi te Kastrioti nga Ferizaj në konkurrencën e femrave.  Spekulohet se nëse rikthehet ai në krye të klubit të hendbollit  me renome, ka gjasa që si trajnerë t’i angazhojë Xhavit Morinën dhe Sami Çerkinin.

Si ilustruesi më i mirë mund të shihet edhe fotografia, ku shihet Xhavit Morina në të majtë pas tij janë Ahmet Petrova, Refik Sadriu dhe Sami Çerkini. “Diçka po zihet, ata shpesh po takohen. A do të ketë apo jo ndonjë lëvizje do të shihet gjatë këtij muajit e më së largu deri në shtator”, thotë një burim i afërt i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat