Trepça kundër rumunëve, Taibi pothuajse pa frymë!

Hendboll

Trepça kundër rumunëve, Taibi pothuajse pa frymë!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2017 Në ora: 12:13
Taib Kabashi

Pa dyshim se Trepça nga Mitrovica (meshkujt) ka pasur fat të keq në shortin e hendbollit, e cila u hodh sot në Vjenë të Austrisë. Mitrovicasit, klub me renome, do të ndeshen me klubin nga Rumania, AHC Potaissa Turda.

Një sfidë shumë e vështirë, në kuadër të rrethit të tretë të Challenge Cup. Taib Kabashi, kryetrajner i Trepçës, sigurisht se nuk e ka pritur një short të vështirë, por gjithsesi se duhet të merr frymë më lehtësi dhe të përforcohet për këtë sfidë. Sipas shortit "minatorët" ndeshjen e parë janë vendas më 18/19   nëntor, kurse ndeshja e kthimit më 25/26 nëntor ne Rumani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat