Duhet me ndryshuar shumëçka

Hendboll

Duhet me ndryshuar shumëçka

Nga: Enis Kastrati Më: 18 gusht 2017 Në ora: 19:12
Enis Kastrati

Debate

Është një hap i mirë që Federata e Hendbollit e Kosovës po mbledhë talentet që ka në shtetet e ndryshme të Evropës e deri në Skandinavi. Është një hap i mirë kur afrohen talentet nëse ato janë vërtet lojtare cilësore, sepse kemi nevojë si asnjëherë më parë për to dhe do të bëjmë një kombëtare sado kudo të respektuar.

Do të sjellin një frymë të re, mirëpo krejt varet se sa kanë cilësi. Gjithçka do të shihet me kalimin e kohës dhe mos të ngutemi që të japim vlerësime të pakontrolluara, pastaj në fund të zhgënjehemi. Ardhja e çdo talentes është për t’u përshëndetur, sepse e freskon dhe e përforcon kombëtaren e Kosovës. Çdo njeri gëzohet kur ka prurje cilësore, sepse ato e dëshmojnë në fushë dhe rezultatet e mira janë të pashmangshme. A kemi mjaft lojtare të talentuar jashtë vendit? Është vështirë të jepet një parashikim, sepse duhet të futemi në thellësi të hulumtimit...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat