Skuadra gjakovare, Shqiponja, shpreson në një paraqitje sa më të mirë ndaj skuadrës portugeze, Barros, në kuadër të rrethit të tretë të Challenge Cup në hendboll (femrat).
Të dyja ndeshjet me marrëveshje të skuadrave do të luhen në Marinha Grande të Portugalisë. Sfida e parë luhet nesër (19.00), ku Shqiponja është në cilësinë e vendasit, ndërsa të dielën e 12 nëntorit (16.00), do të jenë si mysafire. Pa dyshim se është sfidë shumë e vështirë, por gjakovaret mëtojnë të lënë përshtypje të mirë në këtë përballje.
Lideri i Superligës së Kosovës, me lojtaret si Shpresa Fazlija, Mona Ibrahimi, Xhevahire Bajramaj, Valerina Malaj etj. do të luftojnë deri në maksimum për rezultat të favorshëm.