Moustafa rizgjedhet në krye të IHF-së, premton përkrahje për Kosovën

Hendboll

Moustafa rizgjedhet në krye të IHF-së, premton përkrahje për Kosovën

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 10:51
Hassan Moustafa e Eugen Saraçini

Hassan Moustafa është rizgjedhur për herë të pestë në krye të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF). Kongresi i 36-të i IHF-së është mbajtur në fundjavë në Antalya të Turqisë, ndërsa egjiptiani mori përkrahjen për të vazhduar punën në krye të shtëpisë botërore të hendbollit. Për rizgjedhjen ai është uruar nga drejtuesit e hendbollit kosovar, presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci. Në një takim që dy drejtuesit e hendbollit kosovar patën me Moustafën, i pari i IHF-së premtoi përkrahje për Kosovën. Është lënë e hapur mundësia që IHF-ja t’ia besojë Kosovës organizimin e kampionatit të parë të vendeve me hendboll në zhvillim për femra, vitin tjetër.
Tashmë janë mbajtur dy ngjarje të tilla për meshkujt dhe Kosova dy herë është renditur e treta. Madje i pari kampionat i tillë është mbajtur në Kosovë dhe për këtë Kosova ka marrur vlerësimet më të mira të mundshme. Është përmendur organizimi në Kosovë edhe në raportet e Moustafës dhe në materialet e ndryshme të Kongresit.
Në fjalimin e tij, Hassan Moustafa ka përmenduar edhe arritjen e shifrës prej 540 mijë shikuesve në botërorin e 25-të, prezentimin e kampionateve për vendet me hendboll në zhvillim, shtimin e përfaqësueseve evropiane në kualifikime dhe suksese tjera. 
“Jam i lumtur të dëgjojë nga secila federatë për programet e saj të zhvillimit, të ndihmojë dhe të përkrah ato dhe të dëgjojë saktësisht për atë që ju duhet nga ne”, ka thënë presidenti Moustafa.
Në IHF janë pranuar tre anëtarë të rinjë me të drejta të plota dhe dy si anëtarë të përkohshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat