Fatmir Muhaxheri - agresiv në fushë, bujar në jetë private - Bota Sot
Fatmir Muhaxheri - agresiv në fushë, bujar në jetë private

Hendboll

E mërkurë, 24 tetor 2018

Fatmir Muhaxheri - agresiv në fushë, bujar në jetë private

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2018 Në ora: 19:47
Fatmir Muhaxheri

Fatmir Muhaxheri është nga qyteti i Pejës, ish prej hendbollistëve më luftarak në fushën e lojës.

Shumë herë vlerësoi edhe si agresiv në duele madje edhe i ashpër! Ai kur luante për Besën e Pejës, ishte në gjendje të vdiste në fushë, duke dhënë maksimumin 100 për qind. Sot është trajner në kombëtaren e Kosovës apo i ndihmon përzgjedhësit Taip Ramadani.

Pa dyshim se kur e ke Muhaxherin trajner në Kombëtare, edhe optimizmi rritet. Ai shihet në foto me përzgjedhësin dhe disa nga trajnerët. Gjeneratat e vjetra apo ata që luajtën në fushë me të, thonë fjalë interesante për të. “Fatmiri sa ishte hendbollist, në fushë ka qenë agresiv, sepse luftonte si burrat për top, por në jetën private është bujar.

Në jetë private është në gjendje të të japë gjithçka, sepse ka shpirt humani”, ka thënë njëri nga ish hendbollistët që nuk do t’i përmendet emri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test