Me Agronin do të ndryshojnë gjërat, s’ka më me direktiva! - Bota Sot
Me Agronin do të ndryshojnë gjërat, s’ka më me direktiva!

Hendboll

E diel, 21 tetor 2018

Me Agronin do të ndryshojnë gjërat, s’ka më me direktiva!

Nga: Dervish Berisha Më: 29 janar 2018 Në ora: 13:41
Dervish Berisha

Debate

Agron Shabani është selektor i ri i kombëtares së Kosovës në hendboll, në konkurrencën e femrave dhe është një lajm shumë i mirë për të gjithë dashamirët e këtij sporti. I uroi shumë suksese dhe shpresojmë se gjërat do të ndërrojnë për të mirë sepse deri sot nuk patëm rezultate të kënaqshme dhe deri tash është punuar, mos gabofsha, me një direktiv apo lojtaret janë zgjedhur nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Pra, pak ka pas ndikim selektori, mirëpo tani me juve, shoku im, ish bashkëlojtari im Agron Shabani, dëshiroj që të vendos për të gjitha dhe apeloj që t’i shikosh ndeshjet sa më shumë që është e mundur në Kosovë. Zgjidhi më të mirët sepse ka shumë lojtare, ku në ndeshjet e fundit nuk ishin ftuar, që nuk ishte e drejtë sepse trajnerët apo kryesitë që kanë ndikim në federatë, i kanë çuar lojtaret e veta dhe është e çuditshme të mos ftohen Mone Ibrahimi, Valerina Malaj, Shkurte Mehmeti, Xhevahire Bajramaj te KHF Shqiponja. As që ishin të ftuara asnjëra sportiste, lojtare që kanë përvojë dhe për momentin janë pa konkurrencë në Kosovë, mirëpo nuk ishin të ftuara.

E shumë mirë që kemi edhe lojtare nga jashtë që luajnë nëpër Europë e për përfaqësuese tonën, mirëpo duhet mirë me punuar në stërvitje që të koordinohen me këto të Kosovës. E di që e dini këtë më mirë se unë por mos të punohet pa efekt, mirëpo të bjereni rezultate që unë shpresoj që ke me pas suksese dhe të dëshiroj punë të mbarë. Agron, puno në aspektin fizik-teknik siç ishe edhe ti në kohën si hendbollist taktik-teknik, përgatitje psikike morale dhe kurrë mos i çmo në superlativ ekipet europiane dhe t’ia humbë vlerën vashave tona siç është punuar deri tash, ku pa udhëtuar i humbin ndeshjet, se selektorët dhe trajnerët thoshin luajmë me superfuqi botërore, që është veti shumë e dobët, që t’ia humbë moralin sportiv përfaqësueses tonë. 

Mos harroni se hendboll po luajmë me një top të njëjtë, ju lus mos të lejoni të jeni më të dobëta se kundërshtari, se dini dhe mundeni dhe tani me selektorin e ri do të keni shumë suksese sepse punon me stilin europian, real, korrekt me përgjegjësi të plot, këtë e them se e njoh mirë Agron Shabanin. Nuk dorëzohet lehtë sepse ishte i tillë edhe si hendbollist, me një moral të lart dhe teknikë të përsosur. Ardhja e tij në krye të kombëtares së Kosovës është edhe një plus për vetë vashat që do të drejtohen nga ai, sepse kanë se çfarë të përfitojnë dhe do të rrisin edhe nivelin.

Autori është ish hendbollist i gjeneratës së artë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test