Istogu synon titullin e kampionit në elitën e hendbollit të Kosovës në konkurrencën e femrave. Istogu është përgatitur në çdo aspekt dhe synon fitore sa më bindëse në Ferizaj kundër Kastriotit, në ndeshjen e javës së 12-të.
KHF Istogu është në vend të katërt me 15 pikë, por ka një takim e pak se Kastrioti që renditen në vend të pestë me 10 sosh. Drejtuesit e klubit paralajmërojnë ofensivë të madhe në Ferizaj dhe kërkojnë që brenda pjesës së parë ta sigurojnë fitore.
Istogu e ka ndërmend të luajë një lojë ofensive dhe të shkatërrojë ekipin ferizajas, që drejtohet nga trajnerja Lirie Muhaxheri. Trajneri i Istogut, Faruk Shala, e ka më së të qartë se ku i ka pikat e dobëta skuadra ferizajas dhe aty edhe do ta godas. Merret vesh, se Istogu nuk e bën hesap në asnjë variant Kastriotin, duke pretenduar se me cilësi janë për një shkallë më të mirë.