Humbje e rëndë e Kosovës - Bota Sot
Humbje e rëndë e Kosovës

Hendboll

E martë, 13 nëntor 2018

Humbje e rëndë e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 30 maj 2018 Në ora: 19:37
Kosova

Kombëtarja e Hungarisë nuk kurseu Kosovën, duke e mposhtur me rezultat 37:15 (16:3), në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit 7-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në hendboll (femrat). Ndeshja u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, ku ishin rreth 300 shikues, një numër shumë i vogël shikues dhe ishte pritur të ketë më shumë kur kihet parasysh se përballeshin me një fuqi të hendbollit botëror.  Humbje e rëndë për Kosovën dhe e pesta rresht në fazën e grupeve.  Megjithatë, mos ardhja e shikuesve gjithsesi se ka të bëjë edhe me paraqitje të dobëta të vashave tona.

Kosova sipas të gjithave gjasave do të përfundojë këtë aventurë evropiane pa asnjë pikë në grup. Kosova deri me tash është mundur dy herë nga Hungaria në Budapest me 37:12, ndërsa në Prishtinë me 37:15.  Në Prishtinë mundet me 31:22 nga Bjellorusia, kurse në Minsk me 41:18. Në Prishtinë pësuan nga Holanda me 30:12 dhe sfidën e fundit e luajnë me 2 qershor në orën 15.00 në Almere me Holandën.  Kosova dëshpëroi me lojë dhe në asnjë moment nuk ka qenë rivale e denjë.

Në fakt, Kosova pati edhe tri mungesa, si Leonora Demaj, Elma Kameri dhe Xhevahire Bajramaj.  Fakti më interesant ka qenë se deri në minutën e 20-të, Kosova kishte realizuar një herë, kur rezultati në semafor regjistronte rezultat 1:10 në favor të Hungarisë. Në 30 minutat e parë Kosova shënoi vetëm tri herë apo mesatarja nga një gol për çdo dhjetë minuta. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3:16 për Hungarinë, ndërsa në periudhën e dytë të sfidës,  Kosova u tregua paksa më e gjallë. Hungarezet luajnë me aq forcë sa kishin nevojë dhe sa herë të donin edhe shënonin.

 Hungaria shënoi fitore të thellë me rezultat 37:15 dhe tani kryesojnë me 8 pikë, një ndeshje me shumë se Holanda në vend të dytë që ka 6 pikë, kurse Kosova është në fund (0). Me këtë fitore Hungaria sigurojë kualifikimin. Përzgjedhësi Agron Shabani, pa dyshim se do ta presë punë shumë e madhe për të ndërtuar një ekip për të ardhmen, për faktin se ka lojtare të reja. Në anën tjetër, e ka edhe më vështirë që të përzgjedhë më të mirat në Ligën e Kosovës sepse nuk janë në nivelin e duhur, ngase pak shumë pak punohet nëpër klubet tona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test