Intervista e rrallë e Ismail Qemalit: Nuk kemi të bëjmë fare me serbët - Bota Sot
Intervista e rrallë e Ismail Qemalit: Nuk kemi të bëjmë fare me serbët

Historia

Intervista e rrallë e Ismail Qemalit: Nuk kemi të bëjmë fare me serbët

Më: 24 janar 2019 Në ora: 16:50
Ismail Qemali dhe Isa Boletini

Ja si iu përgjigj heroi i Vlorës grabitqarëve të Beogradit.

Intervista e rrallë e Ismail Qemalit, botuar në gazetën austriake Neue Freie Presse më 14 nëntor 1912, kur divizionet serbe ishin nisur nga Prizreni për të dalë në Detin Adriatik.

ISMAIL QEMALI: Është e kuptueshme se ne nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që një shtet i huaj të hapë një rrugë përmes trojeve tona dhe të na marrë një portë të natyrshme që na lidh me botën e jashtme. Më mirë kthehemi në rendin e mëparshëm, se sa të durojmë një gjë të tillë.

NEUE FREIE PRESSE: Por, nga pala serbe thuhet se shqiptarët nuk bënë fare luftë, ndërkohë që shtetet ballkanike u gjakosën dhe madje fituan lirinë edhe për shqiptarët, prandaj, sipas tyre, do të ishte me vend që, pas luftës, serbët të kompensoheshin edhe me territore shqiptare.

ISMAIL QEMALI: Ne nuk kemi të bëjmë fare me serbët, nuk u jemi lutur të na bëjnë të pavarur dhe nuk u kemi asnjë borxh. Le të rrinë ku të duan pa bërë turbullira, por jo tek ne./FMimages.net

(Ilir Ikonomi, “Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...