Në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhes -575 vite me parë - Bota Sot
Në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhes -575 vite me parë

Historia

Në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhes -575 vite me parë

Nga: Pirro Prifti Më: 1 mars 2019 Në ora: 11:38
Besëlidhja e Lezhes

Rëndësia e Kuvendit të Lezhës të mbajtur me 2 mars 1444, 575 vite më parë, është e padiskutueshme përsa i përket dëshirës për tu bashkuar për të luftuar armikun e përbashkët osmanët, por edhe në ditët e sotme do të ishte një nga shembujt e shkëlqyer por të rrallë se si shqiptarët lanë grindjet dhe cic micet ndërmjet tyre dhe u bashkuan për të mbrojtur tokat e tyre dhe popullin e tyre, si dhe për të ruajtur identitetin e tyre kulturor, fetar, dhe dëshirën për të qëndruar me kombet e krishtera.

Kjo për fat të keq kjo ngjarje e para 575 vitesh, përbën një kontrast të madh në ditët e sotme kur shikon se si `princërit` e sotëm të politikës shqiptare vazhdojnë me kokëfortësi të grinden, dhe nuk përpiqen fare për tu bashkuar dhe për tu integruar sa më parë në BE.

Sipas Historisë Besëlidhja e Lezhës  i organizuar nga Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu me përkrahjen e plotë të Princit fitimtar Gjegj Arianit Komneni dhe me pjesëmarrjen e shume princërve ortodoksë  të Arbërisë dhe Epirit , që quhet rëndom nga Historianët edhe si Kuvendi i Parë i Lezhës, u mbajt si sot 575 vite më parë në  Katedralen e Shën Kollit (Shën Nikolla) Lezhë, një kishë  e cila duhet të ketë qenë brenda murit rrethues të Kështjellës ( Kalasë) së Lezhës dhe jo jashtë saj.

Qëllimi kryesor i kësaj Besëlidhjeje ishte mbrojtja e tokave dhe popullatës së Arbërisë dhe Epirti nga Perandoria e fuqishme osmane si dhe  bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botë krishtere ishin të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi me këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.

Objektivat kryesore të cilat u shtjelluan dhe u miratuan nga të gjithë princërit e asaj kohe të Arbërisë dhe Epirit ishin:

1. Krijimi i një Besëlidhje Arbërore në krye me Skënderbeun . 
2. Formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm . 
3. Krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës .

Lidhja e Lezhës ishte aleancë politiko – ushtarake e princërve arbëror dhe njëherit ata ruanin dhe autonominë e luftës.

Pjesmarrësit në këtë Kuvend madhështor ishin princërit e tokave të Arbërisë dhe të Epirit:  

Gjergj Arianiti- Komneni, princ i lavdishëm i cili për herë të parë mundi osmanët rreth vitit 1436, dhe e kishte kështjellën në Kaninë të Vlorës (nga ky fis rrjedh dhe Ismail Qemal bej Vlora por si familje e islamizuar). Më vonë Princi Gjergj  Arianit-Komneni (me gjak blu, sepse rridhte nga Komnenët e Epirit Perandorë të Bizantit), u bë Vjehri i Gjergj Kastriot –Skënderbut sepse i dha Donika Arianitin për nuse, por ishte edhe babai i Angjelina Arianiti, shënjtore e Serbisë (dhe oshënare e Shqipërisë) siç quhet sot Shën Angjelina disa e të cilës është në kalendarin orthodox me 31 korrik.
Andrea Topia (Thopia), Stërnip i Karl Thopisë (Karl Topia futi për herë të parë osmanët në Arbërinë e asaj kohe më1862, duke i ftuar që të luftonin Balshajt), princi i krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij  Kominin e Muzakën dhe nga i nipi Tanush Topia;
Teodor Korona Muzaka, princ i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë;

Gjergj Stres Balsha, princ i krahinës midis Krujës dhe Lezhës;

Pal dhe Nikollë Dukagjini, principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë (Dukagjin-Metohi) gjer në kufi të Serbisë;

Lek Zaharia Altisferi, princ i Danjës;

Zaharia Gropa, Princi i zonave përreth liqenit të Pogradecit

Pjetër Spani, princ i Malësive të Shalës e të Shoshit i shoqëruar nga të katër djemtë e tij: Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirkon;
Lek Dushmani, princ i Zadrimës;

Stefan Çernoviçi (Gjurashi), princ i Malit të Zi se bashku me djemtë Gjergj dhe Gjon,

Moisi Golemi –Dibrani- ushtarak dhe drejtues i dibranëve, kushëri i Kastrioëve,

Hamza (Dhanil) Kastrioti –nipi i Gjegj Kastriotit, djali i Stanisha Kastrioti (konvertuar në islam, jetonte pas pushtimit në Kostandinopojë).
Përfaqësues të Venedikut, meqënëse Lezha ishte pushtuar nga Venediku duke kthyeredhe kishat i kishat orthodokse në katolike megjithse popullata fshatare ishte orthodokse dhe ajo qytetare ishte e prëzjerë.

Vendimet e kuvendit  ashtu si u tha më lart ishin:Krijimi i një Beslidhje Arbërore në krye me Skënderbeun,formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës. Ushtria e besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut. Të gjithë princërit u zotuan të përkrahnin me ushtri, me ushqime dhe para kundër Sulltan Muratit iI. Të ardhurat e ushtrisë së Besëlidhjes, në vit, vinin nga pagesat e princërve të Besëlidhjes, nga të ardhurat e principatës së Kastriotëve dhe nga shëllinat (minat e kripës) e Kampopeshkupit, afër Shën Kollit, në veri të Durrësit. Vlerën e një ushtrie të gatshme për luftë në çdo minutë Skënderbeu e kishte parë tek shërbimet e Jeniçerëve. Fitimet e Turqisë i detyroheshin këtij trupi ushtarak i cili ishte themeluar nga Sulltan Orhani

Pas Kuvendit të Arbërit Skënderbeu organizoi një ushtri prej 8000 kalorësish dhe 7000 këmbësoresh, ku një të tretën e përbënte garda e tij. Rreth 3000 veta formonin ushtrinë e rajoneve kufitare nën komandën Moisi Golemit. Në rast mobilizimi, do të krijoheshin reparte vullnetare. U organizua rrjeti i informacionit për lëvizjen e armikut.

Sikurse na njofton Barleci, sapo shpalosi në Kalanë e Krujës flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenare, Skenderbeu shkoi prej një vend në vend tjetër për ta ftuar popullatën në luftë çlirimtare kundër zgjedhjes së huaj. Krahas kësaj ai shikonte si një hapë përpara e të domosdoshme, thirrjen e një kuvendi të përgjithshëm në të cilin do të përfaqësoheshin sundimtarët e Arbërisë dhe të Epirit ( të cilët i përmendem më lart

Kjo ngjarje përbën hapin e parë për bashkim të të gjithë trojeve të Arbërisë dhe të Epirit përfshi dhe Kosovën. Hapi tjetër i dytë për formimin e shtetit shqiptar tashme, mbetet28 Nëntori i vitit 1912, ku përsëri Ismail Bej Qemal Vlora, një pinjoll i  Princit të famshëm  vlonjat Gjergj Arianit- Komnenit me gjak blu.

Besëlidhja e Parë e Lezhës  së 2 MARS 1444, mbetet një shëmbëll se si fisnikët shqiptare i lanë mosmarrëveshjet midis tyre dhe u bashkuan për një qëllim të përbashkët-luftën kundër perandorisë më të fuqishme të asaj kohe-Perandorisë omane, duke mbrojtur gjithashtu dhe vlerat fetare kristiane të popullit  dhe të Europës .

Le të shërbejë kjo datë përkujtimore edhe për drejtuesit e sotëm politikë të Shqipërisë për të lënë mënjanë grindjet dhe për tu bashkuar për të hyrë në BE.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...