Pesë mitet rreth “gjuetisë së shtrigave” - Bota Sot
Pesë mitet rreth “gjuetisë së shtrigave”

Historia

Pesë mitet rreth “gjuetisë së shtrigave”

Nga: The Washington Post Më: 4 prill 2019 Në ora: 11:10
Ilustrim

Nuk është e pazakontë të dëgjosh në politikë termin “gjueti shtrigash”, më së fundmi i përdorur shumë nga presidenti amerikan Donald Trump, që e përdor kur ankohet për hetimin ndaj tij, të prokurorit special Robert Myler. Po si lidhet kuptimi modern i saj, me ngjarjet historike nga të cilat është frymëzuar? Ja cilat janë 5 mitet më të zakonshme mbi këtë dukuri.

Miti nr.1: Shumica e gjuetisë së shtrigave, ndodhi në Nju England e shekullit XVII-të

Gjatë panikut mbi shtrigat të viteve 1692-1693, në Salem dhe rrethinat e tij në Masaçusets, SHBA, 14 gra dhe 5 burra u ekzekutuan me varje në litar nga autoritetet koloniale. Për shkak se këto ngjarje janë rishfaqur shpesh në teatër, kinematogrfi dhe vepra arti, nuk është e habitshme që këto “gjueti shtrigash”, janë më të njohura për publikun amerikan.

Por, nga një perspektivë evropiane, ngjarjet në Salem ishin një episod relativisht periferik në historinë e gjatë të përndjekjes së shtrigave. Në fakt, studiuesit vlerësojnë se që nga shekulli i XV-të deri në shekullin XVIII-të, rreth 60.000 evropianë u ekzekutuan, për shkak të dyshimeve se ishin shtriga ose shtriganë.

Një nga mijëra shembuj ndodhi në famullinë e Mohras në Suedi, rreth 23 vjet para ngjarjeve të Salemit, kur 16 njerëzve i`u pre koka, ndërsa trupi i`u dogj në turrën e druve. Dënimi i marrë nga një komision hetimor mbretëror, u bazua kryesisht në dëshminë e qindra fëmijëve vendas. Teologu i Nju Inglënd, Koton Mater përmendi “blasfeminë e tmerrshme” të ndodhur në “Mohra në Suedi”, nga “djajtë me ndihmën e magjistarëve”, në disa prej veprave të tij, një fakt që me siguri ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e ngjarjeve në Salem.

Miti nr. 2: Përndjekjet e shtrigave evropiane, ndodhën gjatë Epokës së Errët

Deri në mesin e viteve 1970, shumica e studiuesve besonin në mitin e Sabatit të Shtrigave, ky mit ishte thelbësor në shumicën e histerive rreth shtrigave, që lindi fillimisht në periudhën mesjetare, më saktësisht gjatë shekullit XIV-të. Transkriptimet e dokumenteve që mbështetën këtë premisë, përshkruanin gjyqe të shumta të ndodhura në Tuluzë të Francës në vitet 1335- 1350.

Por në vitin 1975, studiuesi Norman Kun tregoi se këto dokumente nuk ishin origjinale. Për shembull, përshkrimi i gjyqeve të Tuluzës, përfshin disa pasaktësi historike, dhe dokumentet origjinale nuk janë gjetur kurrë.

Nëse dikush shpërfill shënime të tilla të dyshimta, nuk ka asnjë dëshmi se persekutimet e shtrigave në shkallë të gjerë, të kenë ndodhur gjatë Epokës së Errët. Në vend të kësaj, dukuria e parë duket se është shfaqur gjatë Rilindjes, të cilën historianët e përshkruajnë zakonisht si fillimi i epokës moderne.

Miti nr.3: Gjuetia e shtrigave, u mbështet kryesisht në dëshmitë e fëmijëve

Në Nju Inglëndin, Suedinë dhe krahinat baske të Spanjës të shekullit XVII-të, fëmijët ishin burimet më të rëndësishme, për akuzat kundër shtrigave të supozuara. Dëshmitë nga Suedia e shekullit XVII-të, përputhen me studimin psikologjik modern, sipas të cilit fëmijët e moshës parashkollore, janë në veçanti më të prekshëm ndaj sugjestioneve dhe ndikimit nga intervistuesit, se sa fëmijët më të rritur.

Por, kur ekspertët në psikiatri dhe pediatri, si profesorët Suzan Fridman dhe Endrju Haui, e vënë theksin tek përdorimi i dëshmitarëve fëmijë, gjatë përndjekjeve të shtrigave, ata lënë në hije faktin se fëmijët ishin nxitësit kryesor, të një përqindjeje të vogël të panikut nga shtrigat.

Në fakt, në shumicën e rasteve, shumë më tepër dëshmi vinin nga të rriturit, dhe siguroheshin me anë të torturave, siç e tregojnë raset e Brajan P.Levak dhe H.C.Erik Midelfort.

Gjatë marrjes në pyetje nën tortura, të dyshuarit jo vetëm që do të pranonin me dëshirë veprat penale për të cilat akzoheshin, por do të jepnin edhe shumë emra të bashkëpunëtorëve të supozuar.

Miti nr.4: Shtrigat evropiane, ishin anëtare të një kulti të pjellorisë

Ideja se shtrigat ishin anëtare të një kulti të lashtë të pjellorisë, është theksuar vazhdimisht gjatë shekullit XIX-të, dhe fillim shekullin e XX-të. Propozuesi më i shquar i kësaj teorie, ishte egjiptologia Margaret Marrej, e cila argumentoi në librin e saj të vitit 1931, “Zoti i magjistarëve”, se shtrigat ishin në fakt pasueset e një feje shumë më të vjetër se sa Krishterimi, e cila ishte mbajtur gjallë nga një racë e veçantë qeniesh të njohura si “Zanat”.

Megjithë ndikimin e tyre të vazhdueshëm, teoritë e Marrej nuk u morën kurrë seriozisht nga komuniteti shkencor. Arsyeja kryesore ishte se Marrej i citon burimet e saj në mënyrë selektive dhe sipërfaqësore, për të shmangur faktin se akuzat kundër shtrigave thjesht nuk janë të besueshmem, për të fshehur faktin se akuzat fillestare kundër magjisë nuk kishin bazë.

Miti nr.5: Shumica e gjuetarëve të shtrigave, ishin torturues sadistë

Stereotipi i gjuetarit të shtrigave si një inkuizitor mizor, që ekzekuton qëllimisht njerëz të pafajshëm, është dominues në letërsi, filma dhe vepra arti. Por, a është vërtetë e gabuar të sugjerohet, se dikush që e përdorte torturën për të hetuar kulturat e dyshuara shumë-brenzore kanibaliste, anëtarët e të cilëve mund të fluturojnë, është realisht budalla ose i lig?

Por, koncepti që shtrigat mund të fluturonin, ishte e pakontestueshëm në mesin e studiuesve, në kohën e persekutimeve. Njerëzit që merreshin me gjyqet ndaj shtrigave, i qaseshin rregullisht detyrave të tyre, me një qëndrim serioz dhe kritik, kjo ilustrohet nga fakti, se këta njerëz ishin shpesh përgjegjës për dhënien fund të këtyre ngjarjeve shpërthyese.

Siç e përshkruan historiani Bengt Ankarlo, Paniku i Madh i Shtrigave në Suedi gjatë viteve  1668-1676, përfundoi pasi anëtarët e një komisioni mbretëror në Stokholm, vendosën të rishikojnë në mënyrë kritike të gjitha provat (pavarësisht se një numër magjistarësh të supozuar, ishin dënuar tashmë me vdekje).

Histeria Baske kundër shtrigave e vitit 1609, shkruan Gustav Heningsen, përfundoi falë ndërhyrjes së inkuizitorit Alonso de Salazar Frias. Ai intervistoi nga e para dëshmitarët dhe të akuzuarit, duke arritur në përfundimin se në fakt nuk kishte ndodhur asnjë akt magjie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...