Nga kujtesa historike, në vend të përkujtimit bajraktarit të Rugovës Sak Saslisë Fazli Sh Muriqi-Alias-Bajraktari - Bota Sot
Nga kujtesa historike, në vend të përkujtimit bajraktarit të Rugovës Sak Saslisë Fazli Sh Muriqi-Alias-Bajraktari

Historia

Nga kujtesa historike, në vend të përkujtimit bajraktarit të Rugovës Sak Saslisë Fazli Sh Muriqi-Alias-Bajraktari

Nga: Fazli Muriqi Më: 29 maj 2019 Në ora: 06:02
Sak Faslia-Bajraktari i Rugoves

Sot më 31 maj 2019 u mbushën plotë 75 vjet nga rënia Heroike e Bajraktarit të Rugovës Sak Faslisë.

Sak Faslia lindi në vitin 1885 në Koshutanin Heroik të Rugovës Kreshnike. Lindi në një familje ndër më të njohurat të Rugovës e më gjerë. I takon familjës se gjerë të Gjekë Stanishës, respektivisht i vellazërisë se Kurt Dedajve se Dedë Gjekës, pra të Gjekë Stanishës. Familje kjo e cila njifet si njëra prej familjeve qe gjithënjë ishte në ballë të forcave luftarake rugovase kundër pushtuesve të huaj pa marr parasysh se nga vinin ata. Ishte lufta e Bukovikut ajo kur në luftë kundër forcave malaziase bien vëllezërit Kadri e Shpend Kurti të Kurt Dedës. Më pas po në këtë vend, arenë luftërash në vitin 1817, Sali Jaha i nipi i të lartë përmendurve në një betejë kishte arritur ti pres dy malazias, tua marr kokat dhe një Flamur të cilat për deshmi i kishte sjellur në Rugovë sipas traditës se atëhershme edhe pse ishte shumë i ri në moshën 14 vjeçare.

Qe nga ajo kohë Sali Jaha emërohet Bajraktar Lufte për Rugovë nga vete rugovasit, titull që më vonë ia pranoi edhe vete përandoria otomane për arsye se e luftonin Malin e Zi i cili, ishte armik i përbashkët për kohën si ndaj përandorisë ashtu edhe ndaj popullit shqiptar. Gjatë sherbimit ushtarak (nizam) Sali Jaha ishte graduar më gradën e Binbashit, apo thënë ndryshe Major, dhe pas sherbimit ushtarak në Rugovë ishte ëmeruar komandant i forcave luftarake të Rugovës, ku për afër 60 vite ishte në krye të rugovasve si Bajraktar e komandant luftarak. Më 1878, Sali Jaha ishte edhe përfaqësues i Rugovës në LSHP-në, bashkë më Çelë Shabanin e Stankajve. Gjatë asaj përiudhe sa të gjatë aq edhe të veshtirë Sali Jaha ishte ai i cili bashkë më Çelë Shabanin, Avdi e Isuf Smajlin, Zhujë Selmanin, Sadri Bardhin, Kadri e Hysën Bajrin, Zekën e Zykut, Tafil Ahmetin Sadri Elezin, Sali e Fasli Mulën, Demë Isufin, Rexhë Avdinë, Isuf Mujanin, Halil Turkun, Kajë Galën, Balë Alinë e sa e sa të tjerë ishin ata të cilët gjithnjë ishin në ballë të luftërave të një pas njëshme që nga ato të Moraçës, Beranës, Shekullarit, Suqeskës, Nokshiqit e sa e sa të tjera që armikut i shkaktuan humbje të mëdha, duke i thyer edhe vendimet e konferrencave të europës plakë që nga paqja e Shen Stefanit, mbledhjet e Berlinit e të Londrës e keshtu më radhë. Kesaj familje në Luftën e Beranës iu kishin vrarë edhe dy luftëtar, e ata ishin të bijtë e Sali Jahës Bajraktarit e Komandantit të forcave luftarake të Rugovës, apo thënë ndryshe Sali Jahë Binbashit.

Sali Jaha Bajraktar e Komandant i forcave luftarake të Rugovase

Pas vdekjës se Sali Jahës përandoria osmane bashkë më disa bashkëpuntor fatkeqesisht shqiptar kishin marrur vendim për diferencim-Liqitje siq e quanin atëhëre nga kjo familje të cilëve edhe ua djegin Kullën, e njohur si Kulla e Sali Jahës, më çraste i perzunë edhe familjarët e kesaj familje. Për të shpetuar nga me e keqja- shprengulja e kesaj familje shkaktar ishin familja e Tahir Hajrit të Kurtbogajve të cilët edhe i shpallin luftë nizamëve të turkut në mbrojtje të kesaj familje. Në keto rrethana të veshtira luftarake lindi e u rrit edhe Sak Faslia, por nën kujtesën e të bëmave të paraardhesve të vete në radhë të parë Sali Jahës e Rugovasve në terësi dhe që në moshën e ti rinore filloi rrugën, duke ruajtur si trashigimi heroizmin luftarak kundër pushtuesve të huaj. Sak Faslia u inkuadrua në luftë që nga viti 1911 në ate të Beranit me çrast tregoi pjekuri e zgjuarsi luftarake për çka edhe u gradua më një dekorat luftarake.
Në vitin 1912-13, mori pjesë në mbrojtjën e Shkodrës, e më pastaj kaloi në Junik kur ai u shpall si Zonë Neutrale.

Në vitin 1918, ishte kryetar fshati ku edhe ishte burgosur nga pushtuesit serbo-kroato-sllovenë, dhe denohet më 7 muaj burg, bashkë më Bali Demën e Rekës se Allagës, për shkak se i kishin ndihmuar vëllezërit Bralaj nga Kolena pa ra në duar të pushtuesve sllav. Pas daljës nga burgu, të cilin e kishte vuajtur në Pejë obligohet që të dalë në Junik pasi qe ai ishte shpallur Zonë Neutrale e rugovasit i kishin shprengulur më dhunë nga vëndëbanimet e tyre të cilët për tri vite më radhë kishin mbetur nën meshirën e vellëzërve të tyre në Shqipëri e gjetiu. Pas kthimit të rugovasve nëpër vendbanimet e tyre ishte kthyer edhe Sak Faslia i cili ishte kujdesur për prinderit e ti të cilët ishin të moshuar. Ishte viti 1941, kur Jugosllavia e Versajës kishte kapitulluar dhe Lufta e Dytë Botërore e kishte kapluar rruzullin tokësor. Atëhere Kosovës i kishin ardhur ditë më të mira edhe pse nuk zgjati shumë. Kosova tani ishte nën patronatin e forcave nazifashiste respektvishte nën pushtimin Gjerman, Italian dhe ate Bullgar. Dukagjini dhe viset tjera për rreth tij ishin nën patronatin Italian të cilat tani më ishin nën udhëheqjën e Qeverinë Shqiptare të Shqipërisë Etnike në krye të se cilës ishte Muatafa Merlika Kruja.

Ishte fundi i qershorit të vitit 1941, kur Qeveria Shqiptare kishte filluar ti vendoste forcat ushtarake nëpër vijat kufitare të Shqipërisë Etnike, ku njëra prej atyre vijave-zonave kufitare më më ndikim ishte atje kahe Qafa e Çakorrit, Moknat, Kacuberri, Smilovica, (Rozhaja) Tregovishta etj që kufizoheshin më Rugovë andej ka Mali i Zi.

Më 1. Korrik të po këtij viti forcat e ushtris Shqiptare më në krye Kolë Bibë Mirakun, Rexhep Gilanin e të tjerë kishin hyrë në Pejë më dy Batalione Ushtarake ate Korata dhe Gramos, të cilët në Prefekturën e Pejës i kishte pritur Prefekti i saj Xhevat Begu-Begolli një patriot i shquar i Kauzës Kombëtare. Dy udhëheqësit ushtarak të lartë përmendur kishin kërkuar nga Xhevat Begu se u duhën dy figura të njohura kombëtare për të udhëhequr më ato forca ku kishte edhe shumë oficerë të tjerë ushtarak të njohur për artin luftarak. Për Rugovë ishte kerkuar pasardhësi i Bajraktarit dhe udhëheqesit luftarak të përiudhës se Rilindjës Kombëtare, respektivisht Sali Jahës qe ishte dhe mbeti figura më e njohur luftarake Bajraktar e Komandant i asaj përiudhe sa të veshtirë aq edhe të gjatë. Gjevat Begu më bashkë puntorët e tij në mesin e të cilve ishte edhe Ramë Xhemajli me të atin Xhemajl Mahmutin i kishin njoftur se njëri prej atyre pasardhesve ishte Sak Faslia të cilin e kishin njoftuar dhe po ate natë ishte takuar më të lartë përmendurit dhe shumë rugovas të tjerë. Pas një bisede të shkurter sa për njoftim se për çka ishte fjala ku Sak Faslia më pa durim e priste një ditë të tillë, Kolë Bibë Miraku e kishte riemruar Bajraktar të Rugovës dhe kishte kerkuar që sa më parë të dalin dhe të vendosën nëpër zonat kufitare për të ndalur armikun i cili kishte filluar ti zinte pozitat më strategjike për Luftë.

Më 2.korrik 1941, Bajraktari i Rugovës më Flamur në Dorë para ushtrisë se Shqipërisë Etnike nisen nga Peja për në Mokna atje ku ishte Zona Kufitare më Malin e Zi, pikë e cila ishte nën sulmet malaziase në çdo kohë. Këtë natë e kalojnë në Kuçishtë ku ishin bashkuar edhe rugovasit në kuadër të Ushtrisë Vullnetare të prirë nga vete rugovasit.

Më 3. Korrik 1941, Sak Faslia në krye të forcave Ushtarake të Shqiperisë Etnike dhe asaj vullnetare rugovase arrijnë në Mokna më ç’raste edhe e fillon Luftën kunder forcave serbomalaziase tek Kulla e Vogël e Moknës ku pas një lufte të panderprerë të ditës se 3. Korrikut dhe natës se 4. korrikut Sak Faslia ngrit Flamurin Kombëtar në Kullën e Moknës. Gjatë atyre luftimeve kishin rënë hiq më pak se shtatë luftëtar, katër rugovasit: Grosho Ibra nga Shkreli, Ibish Salihi e Bajram Zeneli nga Pepajt e Sherif Myftari nga Malajt dhe ushtarët: Lam Çasti e Mhill Ndoi dhe tetari Ndue Zefë Pera dhe u plagosën Hysën Syla i Bogëve e Bekë Rexhepi i Stakajve, Rreshter Koana Aliu, Tetar Destan Abas Kalamonaj e ushtarët Kolë Teraku e Alush Seiti. Kjo ishte njëra prej luftërave më të rrepta të Bajraktarit të Rugovës Sak Faslisë më çrast edhe ngriti Flamurin Kombëtar për herë të parë në atë zonë kufitare edhe përkunder kerkësave të kreut ushtarak respektivishtë Kolë Bibë Mirakut për terhjekje, e ku armiku kishte më dhjetra të vrarë e shumë të plagosur, të cilët më 4. Korrik kishin leshuar pikën kufitare dhe ishin terhjekur në territorin e tyre. Edhe përkundër terhjekjës se forcave armike dhe humbjeve që kishin psuar gjatë asaj lufte, ata përseri nuk pajtoheshin dhe kohë pas kohe sulmonin dhe e dinin mirë qëndresën e luftëtarëve, respektivisht udhëheqësve luftarak të Rugovës. Ata kishin kuptuar se protagonist i atyre luftrave e betejave të deri atëhershme ishte Bajraktari i Rugovës Sak Faslia për të cilin i kishin vurë vehtës detyrë që me çdo kushtë të zinin të gjallë, të vrisnin apo edhe ma në fund tia marrin Simbolin Kombëtar-FLAMURIN. Ashtu edhe vepruan, se paku tentuan dhe nuk vonuan e Sak Faslisë i kerkojnë dy luftim. Në dy luftim i kishte dalur Vukosav Keniqi bashkë më dy luftëtar të tjerë malazias. Në atë dyluftim dy të fundit gjetën vdekjën ndërsa Vukosavi kishte tentuar ti marr Flamurin, por Bajraktari i kishte dhënë Plumb në Gojë të cilin e kishte lënë për të vdekur, por ai kishte shpetuar dhe më vonë kishte kërkuar takim më Sak Faslinë të cilin e kishte uruar për sukseset dhe guximin luftarak, duke pohuar, citoi: Ju Bajraktar më vratë por Zoti nuk më Vrau dhe vertet ju ishit Bajraktar i vertet. Vukosavi ky luftëtar malazias edhe pas reneës se Bajraktarit dhe përfundimit të Luftës kishte shkuar të Familja e Saku më çrast ishte takuar më Ramë Sadikun e Shaban Ramën dhe u kishte pohuar se sikur të ishte i gjallë Bajraktari do të isha vëllazëruar më të se vertet kishte qënë trim e Bajraktar i Rugovës ashtu siq e kanë treguar edhe të tjerët.

Viti 1941, ishte vertet vit luftërash e betejash, për jetë a vdekje, të jeshe o të mos jeshë, dhe keshtu nuk kishte shkuar as një muaj e malazezët në pa mundesi të ruajtjës se kufirit andej nga Qafa e Çakorrit,Moknat, kacuberri, Smilovica etj, kishin sulmuar Krahinën e Plavë- Gucisë, për çka krerët e kesaj krahine në krye më Shemso Ferin e Imer Maliqin kishin kërkuar ndihmë nga Rugova, Dukagjini, Potguri e vise tjera për ti mbrojtur ato vise shqiptare.

Më 16. Korrik forcat luftarake rugovase, ato të Dukagjinit e Potgurit ishin bashkuar në Qafën e Çakorrit për ti shkuar në ndihmë Plavë – Gucisë, në mesin e të cilëve ishin mbledhur figurat më eminente të kohës si Luftëtar, Bajraktar e Komandar të forcave Vullnetare dhe kishin hartuar planin për luftë, ku i kishin ëmeruar edhe postet udhëheqëse për atë luftë. Në radhë të parë ishte emeruar udheheqësi, respektivisht Bajrakatari i asaj lufte edhe pse aty kishte shumë Bajraktar të tjerë të fiseve e viseve të ndryshme për tu prirë atyre forcave drejt zonës luftarake. Edhe këtu Sak Faslia ishte ëmeruar Bajraktar i të gjitha atyre forcave luftarake më ç’rastë edhe kishin ngadhnjyer mbi forcat malaziase duke u shkaktuar shumë viktima, pa të cilat nuk kishte mbetur as pala shqiptare. Aty kishin mbetur luftëtarët nder më të njohurit si Lanë Seimi, Mehmet Uka, Imer Muça e të tjerë. Edhe në këtë luftë heroizmi e guximi i Sak Faslisë ishte në kulmë i cili vertet nifet si njëri prej protagonisteve më të shquar të kohë.

Bajraktari i Rugoves ne mesin e shumë luftetarve rugovas ndër të cilët edhe Kolë Bibë Miraku i cili mban Flamurin bashk me Sak Faslinë.

I tillë ishte treguar Bajraktari edhe në Luftën e (Pazarit) Tregut të Ri, kur Aqif Bluta kishte kërkuar ndihmë për mbrojtjën e Tregut të Ri. Më të marrur lajmin Rugovasit më në krye Bajraktarin e tyre dhe udhëheqësit e tjerë të forcave vullnetare rugovase si Sali Rama e Isuf Mehmeti-Bajraktari, dhe të organizuar për mbi 100 sish i dalin në ndihmë Tregut të Ri, në mesin e atyre forcave që Ishin shkuar në Treg të Ri bashkë me rugovas, kishte edhe oficer ushtarak nga Shqipëria si kap. Toda, Togër Marku e të tjerë. Keta dy të fundit bashkë më Sak Faslinë dhe Sali Ramën ishin inkuadruar edhe në Shtabin Ushtarak për mbrojtje të Tregut të Ri. Ketu Bajraktari Sak Faslia në luftë e sipër ishte Plagosur, në ndihmë i kishte shkuar Demë Haxhia dhe e kishte marrur Flamurin për të mos e lënë që të bie në duer të armikut, por edhe ai ishte plagosur i cili më vonë vdesë e pastaj Flamurin e kishte marrur dhe më të u kishte prirë luftëtarve rugovas Xhemë Zeka nga Koshutani më banim në Bogë. Në Spital Sakun tentoi të helmoi një mjek serb nga Kroacia i njohur si Dr. Vlladiqi të cilin Saku e kishte diktuar andaj Vlladiqi kishte ikur nga Spitali. Për shkak të sigurisë edhe Saku kishte dalur nga spitali dhe kishte vazhduar sherimin në shtepi private tek Ejup lajçi e me vonë e kthejn në Rugovë ku sherohet tek i biri i axhës se tij Cuk Rrushi. Sak Faslia pas sherimit përseri iu kthehet zonave të Luftës duke luftuar taman si një luftëtar, Prijetar e Bajraktar i cili nuk kishte vend që nuk mori pjesë nëpër luftëra e Beteja, si në Tregovishtë (Rozhajë), Kacuberrë, Smilovicë, Mokna, Beranë, Murinë, Shekullar, Pejë e ku e kërkonte arsyeja. Ishte heroizmi i ti ai i cili Sak Faslinë e bëri të pavdekshem dhe të njohur kudo nëpër trojet shqiptare. Ai për Lirin e Atdheut dhe të popullit të vete nuk njohu asgje dhe se kudo shkoi e luftoi ai ishte vete Komandanti i cili nuk pranoi as edhe sugjermet e bashkë luftëtarve të tij më të ngusht siq Ishin Tahir Coli, Sali Rama e të tjerë duke mos anashkaluar as ushtaraket e karrierës të cilët i flisnin gjithënjë për të mos u future nëpër zona të armikut siq vepronte ai. Këto ishin arsyet të cilat Kryeministrin e Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Krujën e shtynë që në vizitën e ti të parë në Kosovë dhe jo vetem kaq sepse ishte vizita e parë e një Kryeministrit shqiptare në Kosovë, i cili gjatë vizitës se ti në Pejë, ulsën e parë e kishte rezervuar për Bajraktarin e Rugovës Sak Faslinë. Kryeministri Kruja ishte ai i cili për heroizmin e guximin e tij luftarak e Dekoroi Bajraktarin më një Dekorat në të cilën edhe shenon inicialët e titullit dhe emrit të ti. Sak Faslia ishte ai i cili i kishte dyert e hapura kudo si në Kazermën Ushtarake në Pejë, ashtu edhe në Prefektura e Nënprefektura duke mos anashkaluar as Kuesturret Italiane që ishin në funksion deri më fillimin e kapitullimit Italian, kur edhe flluan që të dalin në krahun e armiqëve serbosllav, respektivisht në krahun komunist. Ishin zyrtarët e kuesturreve ata të cilët tani e kundershtonin dhe e sygjeronin Sakun që të mos i luftonte forcat serbo- malazezë, por Bajraktari si gjithnjë ai nuk i njifte as sugjerimet e këtyre aleateve te deri atëhershëm prandaj edhe nuk ishin të rastit mospajtimët në mes të ti dhe të të lartëpërmendurve siq kishte ndodhur në Tregovishtë, Murinë dhe në Pejë kur italianët tentuan ti burgosin dy nga bashkëluftëtarët e Sakut dhe udhëheqesit e forcave vullnetare rugovase Zhuk Haxhin e Rizë Zymerin.

Sak Faslia ishte ai i cili nuk e ndali luftën kundër armikut gjatë gjithë kohës së Luftës së Dytë Botërore 1941-1944, ku në luftë e sipër i ranë më dhjetra luftëtar. Ai në luftë e sipër plagosët edhe për herë të dytë më 30 prill 1944, tek Kulla e Moknës, atje ku e kishte ngritur Flamurin Kmbëtar për herë të parë, dhe se nuk kishte pranuar që të terhiqët nga vija frontale edhe përkundër sygjerimeve të bashkë luftëtarëve, (shkruan gazeta Lidhja e dytë e prizrenit, nr. 13. 1944). Sak Faslia luftën e fundit e kishte zhvilluar më 31 mja 1944, në Majën e Smilovicës atje edhe ku kishte rënë për të mos vdekur kurr në një luftë ballë për ballë më armikun ku edhe ishte vorrosur. Për vdekjën e Bajraktarit të Rugovës Sak Faslisë, Tirana kishte shpallur ditë Zie sikurse edhe qyteti i Pejës, shkruan gazeta në fjalë nr. 19, si dhe gazeta të tjera si Kosova etj. Për vdekjën dhe historiatin e Bajraktarit Sak Faslisë kishin njoftuar edhe mediat elektronike të Kohës dhe ishin thurur shumë këngë për heroizmin e tij. Qendresa Rugovase dhe e Sak Faslisë Bajraktarit të Rugovës ishin ato të bëmat të cilat Sak Faslinë tani e bënë të pa harruar për historin dhe popullin shqiptar si dhe Institucionet shteterore të Kosovës e Shqipërisë që nga Presidentet e figurat më të medha publike jo vetem politike por edhe Shoqerore e kulturore duke filluar që nga Akademia Përkujtimore më rastin e 62 vjetorit të rëniës se tij Heroike, të mbajtur nga Presidenti i Parë dhe Historik i Kosovës Dr Ibrahm Rugova më 3. Qershor 2004, në Prishtinë. Eshtrat e Sak Faslisë dhe bashkë luftëtarëve të tijë në Smilovicë kishin qendruar deri më 13 tetor 2005 kur edhe u bë zhvarrosja e tyre për tu rivarrosur më 30 tetor 2005 në Qafën e Koshutanit, në tokën e ti tek Molika e Kushtrimit sipas Anton Çettës, dikur e njohur si Molika e Sali Jahës e tani njifët si Molika e Sak Faslisë, Aty u rivarros bashkë më paraardhësin e ti Sali Jahën, bashkë luftëtarin Bajram Sharin e Rreshterin Selman Jashar UÇin. Rivarrim i cili u bë nën patronatin e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova e ku morën pjesë të gjitha strukturat politike shoqerore qe nga Presidenca, Kryeministria, Policia e Forcat e Sigurisë së Kosovës, ku ishte hera e parë pas përfundimit të luftës

ku merrnin pjesë të gjithë institucionët shtetërore pa dallim partie. Rrugën e Presidentit Rugova e përcolli edhe Presidenti Sejdiu i cili ua ngriti memorialin Bajraktarve të Rugovës Sali Jahës e Sak Faslisë, luftëtarit Bajram Sharit e Rreshterit Selman Jasharit. Rrugën Presidenciale të të lartëpërmendurve e përcolli edhe Presidentja Atifete Jahjaga e cila nën patranatin e saj e bëri edhe zbulimin e ati Memoriali nën të cilin tani pushojnë të çete Eshtrat e këtyre Heronjëve të cilët nuk do ti harron populli për të cilin edhe u flijuan. Për figurën e Bajraktarit të Rugovës Sak Faslinë u mbajtën edhe shumë tubime e manifestime në përvjetoret e rënies heroike të ti përveç në kuadër të presidencës tubim përkujtimor u mbajt edhe më rastin e 72 vjetorit të rëniës se ti nën patronatin e Komunës se Pejës kryetar i se cilës ishte Gazmend Muhaxherri me ç’rast u bë edhe promovimi i Librave Historik të Rugovës e Koshutanit e posaqerisht edhe e librit të tij Qendresa Rugovase dhe Sak Faslia Bajraktar i Rugovës, rrugë të cilën e përcolli edhe Shkodra Legjendare e Heroizmave Shqiptare atje ku kishte luftuar edhe vete Sak Faslia më 1912-1913, në mbrojtje të Shkodrës, ku shoqata Atdhetare Dukagjini për nder të Bajraktarit të Rugovës Sak Faslisë mbajti tubim përkujtimor më ç’rast edhe bëri promovimin e Librave në fjalë më 20 maj 2017, më kryetar Ndue Sanaj. Dhe tani në përvjetorin e 75-të, të rënies se tij u bë botimi-Ribotimi i Dytë i Librit Qëndresa Rugovase dhe Sak B Faslia ajraktar i Rugovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...