Çfarë ka ndodhur më 3 qershor? - Bota Sot
Çfarë ka ndodhur më 3 qershor?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 3 qershor?

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 06:24
Franz Kafka

350 – Nepotianus, i dinastisë Konstantiniane, shpall veten Perandor, duke hyrë në Romë në krye të një grupi gladiatorësh. Ai qeverisi vetëm 28 ditë, para se të vritej nga ushtarët e rivalit Magnentius. Nepotianus ishte bir i Eutropias, motra e perandorit Konstantin i madh (272 – 337).

1326 – Traktati i Novgorodit përcakton kufijtë midis Rusisë dhe Norvegjisë në Finnmark.

1924 – Në një sanatorium në Austri vdiq Franz Kafka; shkrimtar në gjermanisht, lindur në Pragë 1883.

Nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike, gjysmë i pasur; po kaq e ndërlikuar ishte edhe krijimtaria e tij; tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi; 90 për qind të krijimtarisë së vet e dogji; pjesën tjetër e la me testament që të digjej; tërhoqi vëmendje pas vdekjes më shumë sesa kur ishte gjallë; cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo Dante i shekullit të njëzetë. Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin Metamorfoza, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe.

1931 – Lindi lideri aktual i Kubës, Raul Castro. Ai e mori pushtetin në Kubë nga vëllai i tij më i madh, Fidel, pas largimit të tij nga skena politike për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

1940 – Franz Rademacher (zyrtar nazist) propozon plane për ta bërë Madagaskarin “vend për hebrenj” – ide që ishte konsideruar nga gazetari i shekullit të 19-të, Theodor Herzl – ku të gjithë hebrenjtë e Evropës të dërgoheshin atje për të jetuar. Por Hitleri mendoi se kishte gjetur një rrugë më të shkurtër, më pak të kushtueshme, Holokaustin – 6 milionë hebrenj u vranë gjatë tij.

1940- Në Luftën II Botërore, Gjermania bombardoi Parisin, duke vrarë 254 njerëz, shumica ishin civilë.

1989 – Qeveria e Kinës dërgon trupa për të detyruar protestuesit të largohen nga Sheshi Tiananmen, Pekin. Tanket u treguan më efektivë; studentët u shpërndanë, shumë u arrestuan, disa u shtypën nën zinxhirë (tankesh) – numri i saktë i të vrarëve nuk dihet.

2006 – Bashkimi Serbi-Mal i Zi merr fund zyrtarisht me shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...