Ahmet Zogu, gazetarit të Giornale d’Italia (1927): “Marrëveshja italo-shiptare ka për qëllim rimëkëmbjen e Shqipërisë” - Bota Sot
Ahmet Zogu, gazetarit të Giornale d’Italia (1927): “Marrëveshja italo-shiptare ka për qëllim rimëkëmbjen e Shqipërisë”

Historia

Ahmet Zogu, gazetarit të Giornale d’Italia (1927): “Marrëveshja italo-shiptare ka për qëllim rimëkëmbjen e Shqipërisë”

Aurenc Bebja, Francë Nga Aurenc Bebja, Francë Më 8 qershor 2019 Në ora: 10:06
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“La Liberté” ka botuar, të martën e 25 janarit 1927, në faqen n°3, intervistën e Ahmet Zogut, dhënë asokohe të dërguarit të posaçëm të “Giornale d’Italia”, në lidhje me paktin italo-shqiptar, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Italia dhe Shqipëria

Një intervistë e Ahmet Zogut

“Milano, 24 janar. – Ahmet Zogu, president i Republikës së Shqipërisë, i dha një intervistë të dërguarit të posaçëm të Giornale d’Italia. Ai u ankua për fushatën e ndërmarrë nga shtypi i Beogradit, Parisit, Londrës dhe Nju Jorkut kundër marrëveshjes italo-shqiptare.

 Përfundimi i këtij pakti, tha Ahmet Zogu, u diktua nga patriotizmi im i zjarrtë për të cilin asnjë i huaj nuk ka të drejtë të dyshojë. Unë u thashë disa gazetarëve se e nënshkrova marrëveshjen e Tiranës “për kënaqësinë time”.

Image
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Po ju them se jam i bindur se kjo marrëveshje do të ketë një hapësirë dhe një funksion historik. Tani, Italia ka një derë të hapur për zgjerimin e saj ekonomik dhe Shqipëria mund të shpresojë dhe të presë që Italia ta rimëkëmbë.

Kjo do të ndihmojë në konsolidimin e paqes në Ballkan.”

Shkrimi i plotë: Ahmet Zogu, gazetarit të Giornale d’Italia (1927): “Marrëveshja italo-shiptare ka për qëllim rimëkëmbjen e Shqipërisë”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...