Historia e panjohur, si ndodhi vrasja politike e këtij politikani... - Bota Sot
Historia e panjohur, si ndodhi vrasja politike e këtij politikani...

Historia

Historia e panjohur, si ndodhi vrasja politike e këtij politikani...

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 20:48
Ilustrim

Avni Rrustemi mësimet e para i mori në vendlindje, më pas vazhdoi Normalen e Elbasanit dhe pastaj kolegjin e Shën Mitër Korone në Itali, kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës.

Ai vdiq pas një atentati që iu bë në Tiranë. Atij i bëhet atentat më 20 prill pranë Pazarit të Ri por vdes dy ditë më vonë, më 22 prill 1924, shkruan “Bota sot”.

Gjatë veprimtarisë së tij, më 1910, ai punoi si mësues në Libohovë, në Tragjas të Vlorës më 1913, dhe në Tepelenë e në Vlorë në vitet 1916-1918. Më 1918 me nismën e tij, u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin “Djalë ria e Vlorës” dhe në krye të saj organizoi demonstratën e 28 nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë.

Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t’u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit. Më 1910 tentoi për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane, gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke.

Më poshtë mund ta ndiqni videon:

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...