Fjalët e para ekskluzive të mbretit Zog pas atentatit të Vjenës për Neue Freie Presse (1931) - Bota Sot
Fjalët e para ekskluzive të mbretit Zog pas atentatit të Vjenës për Neue Freie Presse (1931)

Historia

Fjalët e para ekskluzive të mbretit Zog pas atentatit të Vjenës për Neue Freie Presse (1931)

Nga: Aurenc Bebja Më: 23 gusht 2019 Në ora: 09:26
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

“Le Petit Journal” ka botuar, të hënën e 23 shkurtit 1931, në faqen n°3, fjalët e para të mbretit Zog pas atentatit të Vjenës, të botuara në gazetën austriake “Neue Freie Presse”, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Pas atentatit të Vjenës

“Unë erdha këtu në mënyrë private”, deklaroi mbreti Zog

Vjenë, 23 shkurt — Neue Freie Presse e këtij mëngjesi ka publikuar deklaratat e mëposhtme të mbretit Zog :

 “— Kam ardhur në Vjenë në mënyrë private dhe për të përfituar nga shkenca dhe aftësia e padiskutueshme e stafit mjekësor të kryeqytetit austriak.

 Unë jam thellësisht i zemëruar që gjenden këtu njerëz që, për fat të keq, e quajnë veten shqiptarë, dhe sjellin në tokën austriake, në mënyrën më kriminale, grindjet (mosmarrëveshjet) politike.

 Më lejoni, më në fund, të shpreh keqardhjen për vdekjen e mikut tim besnik, komandant Topallajt, i cili ra në krye të detyrës nën plumbat e vrasësve.”

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...