Gangsteri i pamëshirshëm që as mafia nuk e kontrollonte dot - Bota Sot
Gangsteri i pamëshirshëm që as mafia nuk e kontrollonte dot

Historia

Gangsteri i pamëshirshëm që as mafia nuk e kontrollonte dot

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 09:33
Toni Spilotro

Në mesin e shumë filmave mbi mafian, spikat Kazino i regjizorit Martin Skorcese, dhe veçanërisht për shkak të skenave të dhunës. Robert De Niro, luan rolin e një gangsteri hebre që drejton kazinotë e Las Vegasit për llogari të mafias së Çikagos, së bashku me Xho Peshin që luan rolin e Niki Santoros, vrasësin e dhunshëm të grupit kriminal që e mbron atë.

Në jetën reale, roli i Peshit u frymëzua nga jeta e mafiozit Toni Spilotro. Dhe jeta e këtij të fundit, ishte edhe më e trazuar sesa versioni filmik.

Në fakt, sjellet e dhunshme e bënë Entoni Spilotron, një ndër gangsterët më të frikshëm të viteve 1960-1970. Toni Spilotro u shqua për suksesin e tij, në mbrojtjen nga gjobat të kazinove të Las Vegasit. Por ai e nisi karrierën kriminale si shumë mafiozë të tjerë:si një gangster i nivelit të ulët në Çikago.

Ai lindi aty në vitin 1938. Spilotro u rrit si i katërti i gjashtë djemve të një familjeje italiane. Babai i tij, zotëronte një restorant të njohur italian, që frekuentohej nga mafiozë të njohur si Sem Xhankana. Katër nga pesë djemtë e familjes Spilotro, u mpleksën me disa elementë të krimit. Vetëm një nga vëllezërit ndoqi univeritetin, dhe u bë një mjek i respektuar.

Toni Spilotro sillej vazhdimisht në mënyrë të dhunshme në shkollën e mesme, para se ta braktiste atë. Ai nisi të kryente krime të vogla si grabitje nëpër dyqane, dhe e çantave të kalimtarëve. Ai mori nga shokët nofkën “Milingona”, për shkak të shtatit të tij të vogël. Dhe në fakt, ai ishte vetëm 1.57 metra i gjatë.

Në moshën 16-vjeçare, u arrestua për herë të parë. Deri në moshën 22-vjeçare, do të arrestohej dhjetëra herë të tjera. Ai tërhoqi vëmendjen e mafiozit Sem Di Stefanos. Ky e mori në grupin e tij, dhe e ngarkoi me detyrën e vrasjeve. Kështu Spilotro pati mundësinë të ishte një anëtar më të drejta të plota i mafias.

Ai pati mundësinë ta tregonte veten në rastin e të ashtuquajturve “Boys M&M”. Bëhej fjalë për 2 gangsterë të vegjël, Billi Mekarthi dhe Xhimi Miralja, që vranë disa biznesmenë në qytet, pas një debati në gjendje të dehur. Vrasja e biznesmenëve dhe problemet me ligjin në një lagje mafiozësh, nuk tolerohej aspak nga mafia.

Skena e torturës së tyre tek filmi Kazino, është po aq e dhunshme sa edhe historia e vërtetë e vitit 1962. Spilotro dhe miqtë e tij e rrahën keqazi Mekarthin derisa sa ky vdiq. Policia zbuloi trupat e masakruar të Miraljas dhe Mekarthit brenda një makine në anën Jugore të Çikagos.

Mafia e Çikagos, kontrollonte kazinotë e Las Vegasit përmes hebreut Frenk Rozental “Mëngjerashit” (në film i luajtur nga De Niro), ndërsa Spilotro ishte krahu i dhunshëm, atëherë kur e kërkonte puna.

Në filmin Kazino, temperamenti i keq i Santoros, bënte që t’i ndalohej hyrja në shumicën e kazinove në Las Vegas. Të njëtin problem pati edhe Spilotro. Ai madje u bë xheloz për famën dhe pasurinë e “Mëngjerashit”. Prandaj vendosi të shkëputej dhe të punonte më vete.

Së bashku me një grup hajdutësh të quajtur “Gang-in-the-Wall”. Nisën grabitjen e banesave për bizhuteri të çmuara. Spilotro hapi dyqanin e tij “The Gold Rush”, së bashku me të vëllain Majkëll për të shitur sendet e tij të vjedhura. Në vitin 1974, gazeta “Los Angeles Times”, raportonte se në Las Vegas po ndodhnin krime më shumë se kurrë më parë.  Në këtë kohë, gangsteri i shkujdesur, ishte akuzuar disa herë për vrasje.

Por mes Rozental dhe Spilotros, armiqësia kishte shkuar shumë larg. Rozental ishte martuar me Geri Mekgi, një ish-kamariere e klubit të famshëm “Tropicana” në Vegas. Pasi fitoi zemrën e tij, Mekgi i vodhi atij miliona dollarë. Në filmin Kazino, rolin e saj e luan me shumë vërtetësi aktorja Sheron Stoun, si Xhinxher Mekena.

Ashtu si në film, Mekgi pati një lidhje të fshehtë e të trazuar me Spilotron. Në një moment në vitin 1982, Spilotro dyshohet se u përpoq të hidhte në erë makinën e Rozental, pas vetëvrasjes së Mekgi. Atentati dështoi, por pasojat e lidhjes së tij me gruan e Rozental, e shqetësuan shumë mafian në Las Vegas.

Ajo ngjarje do të shënonte edhe fundin e Spilotros. Kështu, mafia vendosi të eleminojë Toni Spilotron dhe vëllain e tij, Majkëll. Ata u rrahën për vdekje në vitin 1986. Trupat e tyre u gjetën në një fushë misri në Indiana. Në vitin 2007, 3 mafiozë u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e vëllezërve Spilotro.

Në këtë rast, filmi Kazino përshkruan jetën e vërtetë të mafiozit italo-amerikan, përveç faktit, që ndryshe nga Santoro, Spilotro nuk u varros i gjallë, megjithëse iu nënshtrua një fundi po aq torturues, sa edhe të tjerët patën nga duart e tij./Përshtatur nga CNA.al

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...