Gazeta franceze (1939): “Mbreti Zog, i cili gjendet në Suedi, ka me vete një qese me tokë shqiptare, të cilën e shtrëngon me trishtim pranë zemrës së tij dhe kurrë nuk e largon prej aty.” - Bota Sot
Gazeta franceze (1939): “Mbreti Zog, i cili gjendet në Suedi, ka me vete një qese me tokë shqiptare, të cilën e shtrëngon me trishtim pranë zemrës së tij dhe kurrë nuk e largon prej aty.”

Historia

Gazeta franceze (1939): “Mbreti Zog, i cili gjendet në Suedi, ka me vete një qese me tokë shqiptare, të cilën e shtrëngon me trishtim pranë zemrës së tij dhe kurrë nuk e largon prej aty.”

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 09:36
Mbreti Zog

“La Voix du combattant et de la jeunesse” ka botuar, të shtunën e 5 gushtit 1939, në faqen n°2, një shkrim ku ka zbuluar asokohe një fakt të rëndësishëm dhe të panjohur për mbretin Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti në mërgim

“Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë erdhën nga Riga në Suedi.

Ata i përshtaten mërgimit, por qëndrojnë të denjë në fatkeqësinë e tyre mbretërore.

Mbreti ka fituar të gjitha simpatitë falë dinjitetit të tij dhe mbretëresha falë buzëqeshjes së saj, ndërsa princi trashgimtar është një buçko ngjyrë rozë.

Njëqind e një valixhe ndjekin udhëtarët mbretërorë, dhe disa prej tyre tërhoqën vëmendjen e policisë veçanërisht, ato që përmbanin ar dhe bizhuteri : pasurinë mbretërore shqiptare në udhëtim.

Patriot dhe i ndjeshëm, mbreti Zog ka gjithashtu një qese me tokë shqiptare, të cilën e shtrëngon me trishtim pranë zemrës së tij dhe kurrë nuk e largon prej aty.”

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat