Dita kur Italia kishte pushtuar Vlorën - Bota Sot
Dita kur Italia kishte pushtuar Vlorën

Historia

Dita kur Italia kishte pushtuar Vlorën

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 08:35
Dita kur Italia kishte pushtuar Vlorën

Franca dhe Rusia protestojnë pranë Italisë më 28 dhjetor të vitit 1914, pasi trupat e saj kishin pushtuar Vlorën dhe ftota italiane kontrollonte portin.

Italia u justifikua se ushtria kishte hyrë në Vlorë me kërkesën e Esad Pashë Toptanit, ndërsa Shqipëria po përfshihej nga anarkia.

Pasi shpërtheu Lufta e Parë Botërore, në tetor 1914, Italia nisi planin e pushtimit të Shqipërisë, duke filluar me dërgimin e “misionit sanitar” në Vlorë, gjoja për të nihmuar muhaxhirët (refugjatët e vajtur aty, pas pushtimit grek të jugut). Në fakt, ky komision përbëhej nga oficerë e agjentë italianë, si pararojë për t’u njohur me gjendjen e zonës dhe për të përgatitur terrenin për pushtim. Kështu pohon gjatë një interviste, ish-diplomati Hasan Luçi.

Duke argumentuar më tej sesi forcat e këtij misioni në dukje bamirës, së bashku me tradhëtarët shqiptarë, filluan punën dhe organizuan komplotin e datës 29 dhjetor të vitit 1914, kur në Vlorë zbarkoi ushtri e shumtë italiane, gjoja për ta mbrojtur nga rreziku grek, pasi ajo s’kishte siguri për mbrojtje

Historianët thonë se Italia kishte vepruar për t’i treguar Austrisë se nëse Viena nuk ndalte sulmin ndaj Serbisë, Roma si kundër-përgjigje do të vazhdonte përparimin në territorin shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat