E dhimbshme, zbulohen bashkëpuntorët e ngushtë nga Kosova të Hitlerit - Bota Sot
E dhimbshme, zbulohen bashkëpuntorët e ngushtë nga Kosova të Hitlerit

Historia

E dhimbshme, zbulohen bashkëpuntorët e ngushtë nga Kosova të Hitlerit

Nga: V.R Më: 27 janar 2020 Në ora: 17:21
Adolf Hitleri

Sot po përkujtohet njëra ndër krimet më bizare të ndodhura gjatë shekullit 20. Fjala është për të ashtuquajtuarin holocaust, ndryshe krimet në kampin e përqendrimit Auschviz.

Rreth gjashtë milionë cifutë u cfarosen prej nazistëve dhe kolaboratorëve të tyre gjatë LDB në një gjenocid të pashembullt.

Përveç shqiptarëve të ndryshëm të cilët iu kanë dalë në ndihmë hebrenjëve, ka patur ndër ata që edhe ka spiunuar hebrenjtë dhe i kanë dorëzuar tek gjermanët.

Kështu bëri të ditur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shqiptar Oseku, i cili tha se Bedri Pejani dhe Xhafer Deva ishin ata qtë cilët spiunonin hebrenjtë që ndoeshin në trjoet shqiptare, respektivisht në Kosovë.

Postimi plotë:

Sot eshte dita e clirimit te kampit Auschëitz me 1945, e cila shenohet ne bote si Dita e perkujtimit te holokaustit. Rreth gjashte milione cifute u cfarosen prej nazisteve dhe kolaboratoreve te tyre gjate LDB ne nje gjenocid te pashembullt. Dhe aty, per fat te keq, moren pjese edhe xhelate shqiptare.

Ne shqiptaret kemi te drejte te krenohemi me Shqipërine, vendin e vetem ne Europen e pushtuar nga nazizmi qe nuk i dorezoi cifutet, e ku numri i cifuteve ishte me i madh ne mbarim se ne fillim te luftes.

Mirepo, ne kete dite te perkujtimit, jemi te obliguar te kujtojme edhe kollaboratoret shqiptare te nazizmit qe moren pjese aktive ne holokaust. Te gjithe shqiptaret nuk ishin shpetimtare, kishte edhe vrases e xhelate. Nder ta qene trupat e divizionit SS Skanderbeg, te formuar kah mbarimi i luftës nga nazistet gjermane me ndihmen e kollaboracionistëve Bedri Pejani dhe Xhafer Deva.

Me 14 maj 1944, vullnetare te ketij divizioni mesyne shtepi e vendstrehime cifutesh neper Prishtine, arrestuan 281 cifute te te gjitha moshave, të cilët i dorezuan ä te gjermanet per transport te pergaditur drejt kampit te cfarosjes Bergen-Belsen. Pothuaj asnje nga cifutet e prere ne bese nuk shpetoi nga ai kamp. Midis 28 majit dhe 5 qershorit 1944, per tetë ditë te tmerrit, ky vizion arrestoi edhe 510 civilë tjerë, kryesisht cifutë, por edhe vendorë të dyshimtë si antifashistë, të cilët i dorëzoi te Ëehrmacht.

Këto raste jane te dokumentuara nga regjistri i luftes se divizionit SS Skanderbeg, te cilen e mbanin pedanterisht oficeret naziste. Rastet permenden nga nje vister historianesh. Historiani i mirënjohur shqiptarofil Noel Malcolm, ta zeme, i quan këto ngjarje ”nje episod i turpshëm” ne historinë shqiptare.

Per fat te keq, shoqeria shqiptare vazhdon te deftohet e paafte ne perballje me te kaluaren. Nderkohe qe Tirana e Prishtina zyrtare vazhdojne te kerkoje qasje ne BE, asnje syresh nuk arrin dot te distancohet nga krimet e dy binjakeve te dhunshem te shek. XX, nazizmit dhe komunizmit. Perfaqesues qendrore te ketyre ideologjive te dhunshme rehabilitohen zyrtarisht ne menyre jokritike e festohen si heronj kombetare.

Shkolla e rruge mbajnë emra te pjesëmarrësve në holokaust. Nuk ka asnje tentim per te balansuar a nuancuar imazhin e tyre, gjithnjë ne kontekstin e epokes kur jetuan e vepruan. Por njeherit ne kujtojmë edhe viktimat e tyre, pse duam lidhje me Izraelin, supozoj.

Te thuash qe kjo nuk eshte e ndershme, eshte shume pak. Por fjalet jane te kota. Shqiptareve me fort se clirim a shtet u duhet nje revolucion moral, thonte Konica: dhe ai vazhdon te kete te drejte, edhe sot e kesaj dite.

Ribotim edhe sivjet, sikur pervjet, gjersa te hiqen emrat

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat