Le Siècle (1920)/Esat Pasha, pak kohë para se të vritej nga Avni Rustemi, kishte zbuluar një marrëveshje të fshehtë ku Shqipëria do të vendosej nën protektoratin italian - Bota Sot
Le Siècle (1920)/Esat Pasha, pak kohë para se të vritej nga Avni Rustemi, kishte zbuluar një marrëveshje të fshehtë ku Shqipëria do të vendosej nën protektoratin italian

Historia

Le Siècle (1920)/Esat Pasha, pak kohë para se të vritej nga Avni Rustemi, kishte zbuluar një marrëveshje të fshehtë ku Shqipëria do të vendosej nën protektoratin italian

Nga: Aurenc Bebja Më: 25 prill 2020 Në ora: 09:20
Jean dhe Jérôme Tharaud

“Le Siècle” ka botuar, të martën e 30 nëntorit 1920, në faqen n3, një shkrim të vëllezërve dhe shkrimtarëve të shquar francezë, Jean dhe Jérôme Tharaud, dedikuar Esat Pashë Toptanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat - Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Esat Pasha

Vëllezërit Tharaud (Jean dhe Jérôme, shkrimtarë të shquar francezë) i kanë kushtuar një artikull emocionues në “Le Figaro” Esat Pashës, vrasësi i të cilit shfaqet sot para gjykatës: 

Image

Në momentin kur ra nën revolverin e Avni Rustemit, ai po përpiqej që Konferenca e Aleatëve të njihte të drejtat e tij dhe ato të qeverisë së tij mbi Shqipërinë.

Në një dokument që sapo kishte prezantuar në Konferencë, ai foli me hidhërim për një marrëveshje të fshehtë, e cila thuhej se ishte nënshkruar në Londër, në prill të vitit 1915, në të cilën Franca, Britania e Madhe dhe Rusia i njihnin Italisë një situatë të privilegjuar në Shqipëri, dhe kjo në fakt e vendoste vendin nën protektoratin italian.

Ai kërkonte për atdheun e tij një autonomi të plotë, nën kontrollin e thjeshtë të një komisioni të përbërë nga delegatët e fuqive aleate.

Nuk ka dyshim se vdekja e tij çliron miqtë tanë italianë nga një shqetësim i madh. Por ata dhe ne do të gabonim nëse nuk do të ishim shumë mirënjohës e të harronim shërbimin e jashtëzakonshëm të bërë për kauzën e përbashkët nga ky kryetar klani jashtëzakonisht i madh, i cili shpëtoi ushtrinë serbe, falë të cilës patëm, për herë të parë, ndjenjën se ora e fitores kishte ardhur përfundimisht.

Shkrimi i plote: Le Siècle (1920)/Esat Pasha, pak kohë para se të vritej nga Avni Rustemi, kishte zbuluar një marrëveshje të fshehtë ku Shqipëria do të vendosej nën protektoratin italian

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat