Paris-Presse (1963) / Fidel Castro do të hapë një Ambasadë në Shqipëri

Historia

Paris-Presse (1963) / Fidel Castro do të hapë një Ambasadë në Shqipëri

Nga: Aurenc Bebja Më: 4 tetor 2020 Në ora: 09:52
Fidel Castro

“Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 20 nëntorit 1963, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me dëshirën e Fidel Castro-s për të hapur një ambasadë kubane në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Castro më pranë shqiptarëve

Image

Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Havanë, 19 nëntor. – Castro do të hapë një ambasadë në Shqipëri. Një mision diplomatik kuban është aktualisht në Tiranë. Ai u prit në mbërritje nga përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe ambasadat kineze dhe koreano-veriore.

Nga përafrimi i Tiranës me Pekinin, Bashkimi Sovjetik nuk ka më ambasador në Shqipëri dhe të gjitha vendet e Lindjes kanë ndjekur shembullin e tij.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat