‘Vendosni maskën ose shkoni në burg’: Fotografi e viti 1918, që tregon se si u mbrojtën njerëzit nga Gripi Spanjoll

Historia

‘Vendosni maskën ose shkoni në burg’: Fotografi e viti 1918, që tregon se si u mbrojtën njerëzit nga Gripi Spanjoll

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 15:58
Fotografi e viti 1918

Një fotografi e vitit 1918 në kohën kur u përhap Gripi Spanjoll, është shpërndarë në rrjetet sociale së fundi pasi që në të shihen tre burra duke bartur maskë dhe një mban një shkrim ku thuhet: ‘Vendosni maskën ose shkoni në burg’.

Gripi Spanjoll, i njohur gjithashtu si pandemia e gripit të vitit 1918, ishte një pandemi jashtëzakonisht vdekjeprurëse. Duke zgjatur nga Janari 1918 deri në Dhjetor 1920, ai infektoi 500 milion njerëz apo rreth një e katërta e popullsisë së botës në atë kohë. Numri i të vdekurve vlerësohet të ketë qenë diku nga 17 milion në 50 milion, dhe ndoshta deri në 100 milion, duke e bërë atë një nga pandemitë më vdekjeprurëse në historinë njerëzore.

Atë kohë ishte rekomanduar mbajtja e maskave si mënyrë e parandalimit për tu infektuar nga ky grip.

E një fotografi e tre personave e vitit 1918, është shpërndarë së fundi në rrjetet sociale ku ata shihen me maska në fytyrë, derisa njëri nga ta mban një shkrim ku thuhet: ‘Vendosni maskën ose shkoni në burg’.

Sot në vitin 2020 gjithashtu është duke u rekomanduar mbajtja e maskave në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë koronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat