Misteri i Mbretërisë Rheged

Historia

Misteri i Mbretërisë Rheged

Më: 20 janar 2017 Në ora: 17:00
Rheged

Në shekullin e gjashtë, në atë që sot është Britania e Madhe ndodheshin një sërë mbretërish, që në pjesën më të madhe të kohës ishin në luftë me njëra-tjetrën.

Pak dihet për këtë periudhë dhe pikërisht ngaqë informacionet janë të kufizuara, historianët e kanë pagëzuar atë me emrin “Periudha e errët”.

Njëra prej mbretërive që “bënte ligjin” në Skocinë e sotme njihej si Mbretëria Rheged. Pak dihet për këtë mbretëri, të cilës arkeologët ende nuk kanë mundur t’i përcaktojnë vendndodhjen e saktë, të paktën deri më tani.

Deri më tani, historianët propozonin si vendndodhje të saj Cumbrian, një rajon i vogël në veri-perëndim të Anglisë, por asnjëherë këto pretendime nuk u shoqëruan me prova.

Në vitin 2012 arkeologët nisën të gërmojnë në një një kodër në Galloëay në jug-perëndim të Skocisë.

“Gjatë gërmimeve tona kemi gjetur shenja dalluese të një vendbanimi të hershëm dhe të fortifikuar, që tregon se banorët në këtë fortesë kishin një status tjetër, më të lartë në shoqërinë e asaj kohe”, thotë Ronan Toolis i “GUARD Archaeology”.

Mbretëria Rheged përmendet në pak shkrime të kohës dhe në disa poema, që sugjerojnë se fuqinë e zgjerimin më të madh e ka patur nën sundimin e Mbretit Urien. Në fillim të shekullit të shtatë, kjo mbretëri dyshohet se është shkatërruar nga dyndjet vikinge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat