Shkrimi i Revistës Ndërkombëtare Britanike (1892) për vdekjen e Pashko Vasës: Ishte njeri i shkëlqyer, patriot dhe krenar për origjinën e tij - Bota Sot
Shkrimi i Revistës Ndërkombëtare Britanike (1892) për vdekjen e Pashko Vasës: Ishte njeri i shkëlqyer, patriot dhe krenar për origjinën e tij

Historia

Shkrimi i Revistës Ndërkombëtare Britanike (1892) për vdekjen e Pashko Vasës: Ishte njeri i shkëlqyer, patriot dhe krenar për origjinën e tij

Nga: Aurenc Bebja Më: 13 gusht 2017 Në ora: 10:44
Pashko Vasa

Në Revistën Ndërkombëtare Britanike, të botuar në vitin 1892, në Paris, në versionin francez, gjejmë një shkrim, në faqen n°170, ku flitet për vdekjen e patriotit, poetit, poliglotit, diplomatit dhe politikanit të shquar shqiptar, Pashko Vasa.

Bashkëkombasi ynë ka qenë një figurë e njohur dhe e respektuar në arenën ndërkombëtare, fakt të cilin nuk ka nguruar ta vë në dukje edhe media britanike.

Në vijim, do të gjeni dokumentin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja - Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania» :

«Vdekja e Vasë Pashait, guvernator i Libanit, lë postin e tij vakant para kohës së planifikuar, sepse ai ishte emëruar për dhjetë vjet, dhe mandati i tij merrte fund vitin e ardhshëm.

Një figurë e çuditshme si Vasë Pashai po zhduket. Ai ishte shqiptar katolik nga fisi i famshëm i Mirditorëve, dhe shumë krenar për origjinën e tij, sepse ai pretendonte se ishte stërnip (pasardhës) i Aleksandrit të Madh. Kjo gjë nuk është e pamundur, aq më tepër, kur dihet se maqedonasit nuk ishin grekë.

Ashtu si të gjithë shqiptarët, Vasë Pashai pati momentet e tij të famshme luftarake. Ai luftoi austriakët, përkrah Manini-t, gjatë rrethimit të famshëm të Venedikut (Venecia-s).

Më vonë, ai shkroi shumë për Bosnjën, Hercegovinën, Malin e Zi dhe veçanërisht për Shqipërinë. Ai gjithashtu ka botuar disa vargje patriotike në gjuhën shqipe dhe disa shkrime interesante në gjuhën tonë.

Ai ishte një patriot dhe një njeri i shkëlqyer. Lë pas vetëm një vajzë të martuar me një armen katolik.

Zëvendësimi i tij nuk do të jetë i lehtë, sepse Libani është ende i ndarë në dy pjesë: Maronitët që pretendojnë se i përkasin Francës dhe Drusët Anglisë.»

https://www.darsiani.com/la-gazette/shkrimi-i-revistes-nderkombetare-britanike-1892-per-vdekjen-e-pashko-vases-ishte-njeri-i-shkelqyer-patriot-dhe-krenar-per-origjinen-e-tij/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat