Exchange Telegraph (1913): Deklarata e delegatëve shqiptarë nga Londra kundër qëllimeve të Esad Pashës

Historia

Exchange Telegraph (1913): Deklarata e delegatëve shqiptarë nga Londra kundër qëllimeve të Esad Pashës

Nga: Aurenc Bebja Më: 19 gusht 2017 Në ora: 11:13
Shkrimi i Exchange Telegraph

Gazeta franceze, « Le Petit Parisien », ka botuar, të martën e 29 prillit 1913, në faqen n°3, deklaratën e delegatëve shqiptarë kundër qëllimeve të Esad Pashës për tu shpallur mbret i Shqipërisë.

Delegacioni shqiptar, i gjendur asokohe në Londër, ka shprehur për median britanike, « Exchange Telegraph » se Esad Pasha nuk ishte njeriu i duhur për atdheun tonë. Këtë mendim kishte edhe Ismail Qemali.

Ata kanë treguar qartë se cila ishte dëshira e shqiptarëve në tërësi. Për më shumë, do të gjeni në vijim tekstin e plotë të sjellë në shqip nga nga Aurenc Bebja - Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Delegatët shqiptarë të cilët gjenden aktualisht në Londër kanë dhënë për Exchange Telegraph deklaratën në vijim :

«Nëse është e vërtetë se Esad Pasha ka për qëllim të shpallet mbret i Shqipërisë në Tiranë, qasja e tij është rezultat i një komploti mes Malit të Zi, Serbisë dhe partisë xhonturke.

Esad Pasha, i cili i përket një familjeje të vjetër e të fuqishme shqiptare, nuk ka një të kaluar pa të meta. Megjithatë, atij nuk i mungon aftësia politike dhe kur të kuptojë se është vënë lojë nga intriguesit, ai do ta braktisë çështjen në të cilën ata janë përzier.

Dëshira e njëzëshme e popullit shqiptar është të qeveriset nga një sovran me origjinë evropiane, i cili mund ta çojë Shqipërinë në rrugën drejt prosperitetit tregtar (ekonomik) dhe politik. E tillë është dëshira e të gjithë shqiptarëve, i tillë është qëllimi që ata do të arrijnë përkundër të gjitha kurtheve.

Lajmi se Ismail Bej Qemali e ka pranuar shpalljen e Esad Pashës është absolutisht i rremë. Në fakt, Qemal Beu nuk është një njeri që shpreh opinionin e tij në kundërshtim me dëshirën e njëzëshme të popullit shqiptar. »

:https://www.darsiani.com/la-gazette/exchange-telegraph-1913-deklarata-e-delegateve-shqiptare-nga-londra-kunder-qellimeve-te-esad-pashes/.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat