234 vjet nga Traktati i Parisit

Historia

234 vjet nga Traktati i Parisit

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 07:39
Traktati i Parisit

Më 3 shtator 1783 përfaqësues të Amerikës dhe të Anglisë, nënshkruan Traktatin e Parisit, i cili i jepte fund zyrtarisht luftës së Amerikës për Pavarësi.

Marrëveshja e Parisit, e nënshkruar ndërmjet Britanisë në njërën anë, Francës, Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në anën tjetër, i dha fund revolucionit amerikan.    

Në bazë të dispozitave të Traktatit, Britania njihte pavarësinë e Shteteve të Bashkuara, të cilave u garantonte kufij të zgjeruar tokësorë.

Po ashtu, Traktati i lejonte peshkatarët amerikanë të hynin lirisht në rajonet e pasura në peshk, në afërsi të brigjeve të Njufaundlendit.

Nga ana e saj qeveria amerikane pranoi t’u paguajë qytetarëve britanikë borxhet private amerikane të para luftës.

Veç kësaj Kongresi Kontinental ra dakord t’u kërkonte me këmbëngulje shteteve që t’i trajtonin mirë qytetarët britanikë që gjendeshin akoma në Amerikë. Shtetet e Bashkuara e ratifikuan Marrëveshjen e Parisit në janar të vitit 1784.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat