Elbasani, djaloshi trembëdhjetë vjeçar i lindur në fshatin Gllanasellë të Drenasit ka rrëfyer jetën se si ka mbijetuar nga masakra kur i është vrarë babai i tij nga Serbët në luftë së bashku me shtatë burra të tjerë.
Ai kështu ka qëndruar tri ditë e tri netë duke pritur në mes trupave të vdekur nga frika se mos po zbulohet nga ushtarët serb.
“Kam qëndruar ngujuar, me bë me u qu thojsha më vrasin, e nuk jom qu prej atyhit tri ditë e tri netë pa hanger e pa pi, kam qëndruar mes trupave të vdekur, unë kujtojsha që janë serbët edhe u tutsha kur janë afru ngat janë ardhur me më marrë për të vdekur unë s’kam lëviz edhe më kanë marr më kanë pru te varrezat e tyre”, thuhet ndër të tjerash në rrëfimin e djaloshit.
Më poshtë shihni rrëfimin e plotë: