Arkeologët kanë gjetur një pjesë të një skulpture druri në Egjipt, e cila është mbi 4000 vjeçare.
Supozohet se statuja i përket mbretëreshës Ankhesenpepi II, nënës së mbretit Pepi II, i cili erdhi në fron në moshën gjashtëvjeçare.
Ajo u gjet pranë piramidës në Giza në nekropolin e lashtë të Saqqara.
Gërmimet u zhvilluan nga ekspertë francezë dhe zviceranë nga Universiteti i Gjenevës.
Ankhesenpepi ishte bashkëshortja e mbretit Pepi I në dinastinë e gjashtë dhe pas vdekjes së tij u martua me djalin, të cilin Pepi I e kishte me motrën e saj.
Pasi vdekjes së tij, ajo trashëgoi fronin. Meqenëse djali i saj ishte shumë i ri, mbretëresha udhëhoqi me vendin derisa i biri u rrit.
Shkencëtarët shpresojnë të gjejnë vendin ku mbretëresha është varrosur dhe besojnë se zona fsheh shumë sekrete.
Koka e skulpturës është në gjendje të keqe dhe duhet të restaurohet.