Masakra e Herecit –veper kriminale e komunistëve jugosllavë dhe shqiptarë - Bota Sot
Masakra e Herecit –veper kriminale e komunistëve jugosllavë dhe shqiptarë

Historia

Masakra e Herecit –veper kriminale e komunistëve jugosllavë dhe shqiptarë

Nga: Dodë Progni Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 16:16
Ilustrim

Me 7 shtator 1944,forcat e Kryeziut sulmuan minjerën e Babajt dhe çliruan 500 robër malazezë të cilët më pas ju bashkuan forcave antifashiste. Po këtë ditë Prefektura e Prizrenit njoftonte MPB ne Tiranë se,”Gani Kryeziu ka qellim të bashkohet me çetat e Hasit dhe të Lumës me i ra Kukësit e me pre komunikacionin Prizren-Shkodër” 28) Nga një raport i Komandës së Divizionit SS me qendër në Gjakovë del se,” forcat e Kryeziut kishin nën kontroll lartësitë e Qafës së Prushit prej nga kërcenonin Gjakovën dhe kishin bllokuar lidhjet me minjerat e Kromit.” 29) Ndërsa,me 14.09.’44,po kjo komandë pohonte  se, ”...forcat e Kryeziut kishin sulmuar qytetin e Gjakovës.” 30)  Edhe Komanda e Gjindarmërisë së Kukësit pohonte se,me 10 e 11 shtator,”Gani Kryeziu ka sulmue minjerat e Zogajt dhe ka marr drejtimin për Gjakovë me qellim sulmi… Linja telefonike Krumë-Qafë Prushi asht këput nga forcat e tij,të cilat kan djeg edhe lokalin e postëkomandës së Qafë Prushit,përsoneli i të cilës asht bashkue me forcat e Kryeziut.” 31)                 
                                                                                        
Vrulli i forcave të Kryeziut,nga 19 gushti deri me 19 shtator 1944,me luftime të ashpëra e të suksesëshme kundër gjermanëve në Kam, Kepenek,Zogaj,Qafë Prushi,Babaj të Bokës,Vogovë,Devë e Qerret,si dhe goditjet e para kundër garnizoneve gjermane në Gjakovë,çuan në çlirimin e Bytyçit e krejt Tropojës,si dhe shënuan pragun e kryengritjes së përgjithëshme në Kosovë.             
                                 
Se si do të përfundonte kryengritja nacionaliste e udhehëqur nga Kryezinjtë në Kosovë është veshtirë të thuhet. Por mundë të pohojmë me bindje se,kryengritësit nacionalistë kosovarë pas fitores mbi fashizmin nuk do t’i hidhnin armët pa ju bërë të ditur nënshkruesëve të Kartës së Atllantikut,se Kosova ishte e vendosur të fitonte qofte edhe me gjak,të drejtën e sajë për vetëvendosje. Më sakt,çeshtja e Kosovës do të ndërkombetarizohei qysh në atë kohë,duke vënë në pikëpyetje sundimin serb mbi Kosovën.        
      
Pikërisht në këtë moment kritik mjaft të rëndësishëm për fatet e Kosovës dhe të kombit shqiptar, godet rreptas dora  e udhehëqjes komuniste shqipëtare,e cila nuk mundë të duronte më gjatë një forcë nacionaliste të suksesëshme në luftën antifashiste,që gëzonte simpatinë e mbështetjen britanike,siç ishite Levizja Kryeziu.       

Veçanarisht shqetësuese për udheheqjen komuniste shqipëtare ishte  porosia e ministrit te jashtëm britanik A.Iden dhënë ministrit rezident të Anglisë në Kozerta të Italisë ku midis tjerash thuhej:  ”E.Hoxhës t’ja bëjmë të dituir se kur te vijë koha për njohjen e qeverisë së tij,duhet të këshillohet që të pranojë në FNÇl përsona të tillë si vëllezërit Kryeziu,të cilët kan dhënë prova të luftës antifashiste dhe të patriotizmit.” 32) Në fakt kjo porosi  ishte një presion i drejtëpërdrejtë mbi E.Hoxhën për të kufiziuar  pushtetit absolut të komunistëve që po vendosej në Shqipëri. Ajo tregonte haptas se një qeveri moniste, vetëm me komunistë,që kish projektuar E.Hoxha,nuk pëlqehej dhe nuk do të përkrahej asnjëher nga britanikët dhe aleatët tjerë prendimor.                
                                                        
Enver Hoxha i alarmuar,por gjithënjë në bashkëpunim me jugosllavët, vraponte për të qenë i pari në asgjesimin e Kryezinjëve dhe forcave nacionaliste qe ata komandonin. Në radiogramin dërguar Liri Gegës datë 8.08,1944 E.Hoxha udhëzonte: “Pranë Kryeziut është Zai Fundo. Para një muaji ka biseduar Fadil Hoxha me shokët e Kosmetit. Ka dijeni edhe Dushani e Rade...I thashë Fadilit që ta vrasë (Z.Fundon – D.P) pa marr parasysh asnje rrethanë” 33)                                                                                        
    Ndersa,me 10 shtator 1944,E.Hoxha, i dërgon një letër “teper  konspirative” Shtabit të Korparmatës së Parë të UNÇL,ku ndër të tjera theksonte: “Anglezët po bëhen kumbar për bashkimin  e rreaksionit të Kosovës me tradhëtarët tanë nën flamurin e  ndonjë Gani Kryeziu,ose të ndonjë qeverie që eventualisht mundë të formojnë…Detyra jonë është me e shkatërrue rreaksionin ushtarakisht…Mos kërkoni më nga Gani të dorëzohet, por me çdo kusht dhe me ashprsi të sulmohet dhe të vritet.Duhet të veproni sa më parë,se mundë t’i vijnë në ndihmë kosovarët - shtonte ai.” 34)                 

Gjithashtu sekretari i komitetit të PKJ për Kosovën dhe anëtar i shtabit operativ të UNJ. Pavle Joviçeviçi (Rade) udhëzonte Fadil Hoxhën që të verifikonte tepër fshehtas informacionin se, ku ndodhej saktësisht Gani Begu, sa forca kishte, ku ndodheshin batalionet, a ruhej rruga etj. “Kjo është rigorozisht konspirative. Lajmërohu në 5.30 dhe 10”- Pavle.” 35)             
                                                     
Me 19 shtator 1944,E.Hoxha dërgon në Bytyç Shefqet Peçin me brigadën e tij,të cilët  pasi u ngjitën në malin e Dobrejt ku ishte shtabi i Kryezinjve, arrestojnë Said Kryeziun,Zoi Fundon dhe majorin anglez Toni Simkoks,të cilët i nisin për në qytetin e Beratit ku ishte vendosur Shtabi i Përgjithshem i UNÇLSH dhe E.Hoxha.36) Majorin Simkoks dhe Said Kryeziun,pas ndërhyrjes së vendosur të anglezve,i lejuan të largohen për në Itali. Ndërsa L.Fundon,pasi e arrestuan, e torturuan për vdekje dhe i kërkuan t’u përgjigjej pyetjeve që kishte dërguar E.Hoxha me radiogram: “Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni andej. T’i kërkohet të japë përgjigje për këto pyetje: Pse ka ardhur në Kosovë, kush e ka dërguar, dhe me ç’direktiva? Cilat janë qëllimet e Ganiut dhe të anglezëve? Të japë sqarime për aktivitetin e mëparshëm dhe për tradhëtinë e tij.Deponimet e Zait na i dërgoni këtej,Zain e vrisni andej…” 37)            Kështu,nga të gjithë pjesëmarrsit në Levizjen Kryeziu,i pari që u ekzekutua ,madje ne menyrë shtazarake dhe me porosi të posa?me të E. Hoxhës isht Zai Fundo.” Vrasja brutale e Fundos,si? ka theksuar R. Hibbert në librin “Fitore e Hidhur” – ishte dëshmi e natyrës së papranueshme të pushtetit partizan... ishte një rast i komunizmit që gllabron të vetët: ky ishte një likuidim midis shokëve,ose në këtë rast,ish shokëve.” 38)        
                                                                                                                                                                 
Ngjarjet e 19 shtatorit 1944,ishin provokimi me i rendë e me flagrant që udhëheqja komuniste shqiptare u kish bërë forcave të Kryeziut deri atëherë. Ajo,me urdhër personal të E.Hoxhës,siç kish vepruar me grupimet tjera nacionaliste, i u imponua me forcën e armëve edhe Levizjës Kryeziu, duke i eleminuar asaj shtabin drejtues politik dhe mbështetjen britanike. Në fakt,ky veprim brutal,i pabesë dhe antikmbëtar ishte grushti shkatërrues,jo vetëm për Levizjen Kryeziu,po edhe për kryengritjen nacionaliste antifashiste në Kosovë.                  

Këtej kufirit,në fund të vitit 1944,udhëheqja shqiptare i ndoqi Kryezinjtë për t’i asgjesuar ose arrestuar e hedhur në gjyq si agjent të anglo – amerikanëve. Dhe dihej fundi i këti gjyqi,pasi si? ka pohuar P.Kemp,”Për sundimtarët komunistë të Shqipërisë,bashkëpunimi me britanikët isht një krim shumë më i madh se sa bashkëpunimi me gjermanët.” 39)                                         

Në këto rrethana tepër të vështira, i gjëndur përball provokimeve të ulta të forcave komuniste,komandanti  trim dhe i urtë Gani Kryeziu nuk ra në kurthin e tyre,për të bërë qëndresë të armatosur,?ka do të thoshte një luftë vllavrasëse,por i shpërndau forcat e tij duke i porositur që,ata që deshironin,të vazhdonin luftën së bashku me forcat partizane komuniste, ndërsa të tjerët mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre.Ganiu me të vëllain Hasan Kryeziu dhe me 22 bashkëluftëtarët më trima e më besnikë,u vendosën në kullat e Sulejman Kryeziut në Gjakovë, pasi kullat e tyer i kishin djegur gjermanët. Kjo shënoi shkatërrimin e Lëvizjes Kryeziu, të vetmes rezistencë efektive jo komuniste kundër gjermanëve në veri të Shqipërisë.                               
                                                                                             

2 – MASAKRA E HERECIT:                               
                                                                                  
Në mbrëmjen e 28 dhjetorit 1944,njëzetë e gjashtë shqiptarë ,të prerë në besë e të pa armatosur,pasi u morën nga kullat e Sulejman Kryeziut,e u dërguan në kodrat e Here?it,komuna e De?anit, ishin vënë përballë qindra serbosllavëve të armatosur gjer në dhëmbe. Ishin 22 bashkëluftëtarët e Gani Kryeziut dhe 4 simpatizantë,  miqë e përkrahës të tij që u vranë e u masakruan në mënyrë shnjerzore.40)                    
        
Kjo ngjarje e dhimëshme,edhe pse nuk u publikua për mbi 45 vjetët e sundimit komunist,as në Shqipëri as në Kosovë,hyri dhe mbeti në kujtesën e njerëzve si një ekzekutim barbar nga më të shemtuarit e llojit sllavo-komunist.            
       
Eshtë e pamundur të përshkruhen,e aq më pak të përfytyrohen, skenat tragjike të asaj mbrëmje dhjetori që përjetoi kodra e Hereçit. Rrëfimet e Malë Shytit nga Berisha dhe të Zenel Ademit nga Gashi,të cilët fati i nxori të gjallë nga ajo gijotinë,kan ardhur gojë më gojë deri në ditët e sotme. Ato janë tepër të dhimëshme,rrënqethëse e  trishtuese për cilndo që i degjon. Urrejtja antishqiptare dhe shkalla e egërsise së ekzekutorëve sllavo-komunistë, gjatë kësaj masakre të pashëmbullt,i kalonte përmasat e bishave të tërbuara.        
                                                       
Pasi ekzekutoret u kishin hequr rrobat të arrestuarve, dhe vënë nën tortun e temperaturës së ultë të asaj mbrëmje dhjetori,që kish zbritur në rreth -15 gradë C,filluan t’i godasin me kazma e lopata. Thyerja e durave, këmbëve,dhe shpuarja me bajoneta, ishte kenaqësi e këtyre xhelatëve te etur për të parë sa më shumë plagë e gjak në trupin e shqiptarëve.       
                                                
Një skenë e llahtarshme,kasaphanë e vertetë,që vazhdoi për rreth dy orë. Pas dy orësh përleshje, bishat sllave kishin mposhtur njerëzit shqiptarë.      
            
Mbi tokën e ngrirë e të pergj të kodrës së Hereçit kishin mbetur të vdekur: -Hasan Kryeziu e Xhevat Kryeziu nga Gjakova.-Selim Malë Dula nga Paci i Bytyçit.- Brahim Musli Demaliaj nga Vladi.- Shaban Sadik Saraçini nga Berisha.- Shpend Zeqir Prëndgjoni bashkë me të birin Sali Shpend Prëndgjoni nga Zherka.- Ukë Arif Prëndgjoni e Imer Halil Prëndgjoni,po nga Zherka.- Metë Rexhë Saraçini,-Col Isuf Koka,-Sadri Dash Gjonpapaj nga Berisha.- Sali Shpend Mujaj nga Paci.- Musë Avdyl Neza nga Leniqi.- Musë Zenel Ahmetaj,- Ali Miftar Zhuta nga Kepeneku.- Rame Osmani,- Shpend Halili,- Mehmet Musa nga Gashi.- Zmajl Sadik Koka nga Berisha.- Rexhë Mehmeti nga Paci.- Mehmet Ali Mehmetaj nga Vladi.- Zenel Miftar Zhuta dhe Shaban Ali Bajrami nga Kepeneku.41)           
      
Këta  burra ishin luftëtarë të shquar, krenaria e forcave të Kryeziut,të dalluar ndër beteja kundër nazistëve,dhe jo  viktima që u flijuan për interesat e ngushta të tyre apo të Kryezinjeve,as aventurierë e mercenarë të shitur për para,siç u cilësuan nga propaganda komuniste gjatë 45 vjetëve. Këta u martirizuan për Kosovën e Shqipërinë e lire e demokratike, për bashkimin e trojeve etnike shqiptare. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test