Pak histori/ Çfarë ka ndodhur më 17 maj?

Historia

Pak histori/ Çfarë ka ndodhur më 17 maj?

Më: 17 maj 2018 Në ora: 07:25
Nju Jorku

1792 – Krijohet Bursa e Nju Jorkut (NYSE) – 24 aksionerë u mblodhën në hijen e një peme për të rregulluar çmimet e mallrave dhe këmbimin e letrave me vlerë.

Pema ndodhej në rrugën Wall (Mur) në Manhatan, Nju Jork. Rruga quhej Ëall nga një mur mbrojtës që ishte ndërtuar aty në vitin 1650. Në mot të keq, agjentët e bursës mblidheshin në një kafene, dhe kur ditët ishin me diell, ata uleshin nën pemë në Ëall Street për të kryer shit-blerjen e aksioneve. Sot, NYSE ka miliona investitorë të cilët përfaqësohen nga 10.000 agjentë me zyra në Ëall Street duke tërhequr klientë nga shumë vende të botës.

1932 – Kongresi amerikan ndryshon emrin e ishullit nga ‘Porto Rico’ në “Puerto Rico”. (Port i Pasur), Ky ishull i populluar fillimisht për shekuj nga banorë vendës të njohur si Taino, ishte zbulua për Spanjën nga Kristofor Kolombi gjatë udhëtimit të tij të dytë në Amerikë më 19 nëntor 1493. Spanja e mbajti ishullin për më shumë se 400 vjet pavarësisht nga përpjekjet franceze, holandeze e britanike për pushtim. Më 1898, Spanja ia dorëzoi ishullin Shteteve të Bashkuara, sipas kushteve të Traktatit të Parisit që shënoi humbjen e Spanjës në luftën Amerikano-Spanjolle. Në vitin 1917, SHBA u dha Puerto Rikanëve të drejtën e shtetësisë amerikane. Gjuhët zyrtare në Porto Riko janë spanjisht dhe anglisht, me spanjishten si gjuhë kryesore, pavarësisht se një ligj i vitit 1902 e cilëson anglishten si gjuhë të vetme zyrtare.

1933 – Vidkun Kuisling formon partinë nacional- socialiste (naziste) të Norvegjisë. Në fjalorin politik, ‘kuisling’ do të thotë ‘një person i cili bashkëpunon me pushtuesin për të ardhur në pushtet’. Termi kuisling u përdor për herë të parë nga gazeta britanikeTimes, në një editorial botuar më 19 prill 1940 , me titull “Kuislingëve kudo”, duke iu referuar Vidkun Kuislingut, i cili ndihmoi nazistët gjermanë të pushtonin Norvegjinë, që ai vetë të mund të vihej në krye të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat