Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, ja çfarë shkruante diplomati në mbresat e tij… - Bota Sot
Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, ja çfarë shkruante diplomati në mbresat e tij…

Historia

Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, ja çfarë shkruante diplomati në mbresat e tij…

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 17:59
Malësorë

Sado të varfër të jenë malësorët, janë krenarë të presin miq. Sipas tyre, shtëpia është e Zotit dhe e mikut. – Aleksandër Degrand Jules

Aleksandër Degrand Jules (1844-1906) ishte historian, diplomat dhe konsull i Francës në Shkodër në vitet 1893-1899. Udhëtoi kryesisht në Shqipërinë e Veriut dhe na la mjaft fotografi nga qytetet, qëndrat arkeologjike dhe natyra e bukur e vendit tonë.

Fillimisht erdhi nga Ulqini në Shkodër, u habit nga gjelbërimi i saj, pemët e shumëllojshme, shtëpitë me kalldrëm, me /ardak, oxhak e frëngji.

Portat e mëdha të tyre si dhe kalaja e qytetit, që janë vepra arti. I tërhoqën vëmendjen mjediset e brendshme të shtëpive, të pajisura me orendi të shtrenjta, të ardhura nga Venediku e Gjenova.

Mbresa i lanë pazari i Shkodrës, argjendarët që vinin sipas tij pas atyre të Stambollit si dhe hanet e mëdha me plot zhurmë.

Përshtypje të ve/antë i bënë udhëtimet në Tivar, Drisht, kështjella e Danjës, fshati Mazrek, ku fikson në aparatin e tij portrete burrash, grash, vajzash e malësorë si dhe larmia e kostumeve dhe e grave të Mirditës, Shkrelit dhe Shllakut.

Ai u dashura pas shqiptatëëve dhe ndiente një simpati të thellë për ata. Pas largimit nga Shkodra botoi në Paris më 1901 librin “Souvenirs de la Hante Albanie” (Kujtime nga Shqipëria e Epërme).

Vizitoi disa qëndra arkelogjike dhe është i pari që bëri zbulime të këtij lloji në vendin tonë; bëri vëzhgime arkeologjike në Koman, Drisht, Lezhë, Durrës e tumat e varreve dhe u befasua nga inventari i pasur i gjetjeve arkeologjike të shumëllojshme në këto vende.

Ai bëri studime edhe në kishat mesjetare, ikonat e mbishkrimet e tyre. Gjatë udhëtimeve në Mirditëë e Orosh ai thekson se katolikët e Mirditës kishin mbrotjen e mbretit të Francës. Studimet e tij dhe sidomos materiali fotografik, janë një nga vlerat e ve/anta të historisë e të natyrës shqiptare.

Kishte pasion historinë, jetën dhe natyrën shqiptare. Bëri studime të ve/anta për zakonet, sidomos ato të martesës, duke u ndalur në ato të hakmarrjes. Kur një grua vritet, -thekson ai, burri duhet të marrë gjakun e saj, në të kundërt familja e gruas ka të drejtë të vrasë burrin e ve.

Vallë shqiptarët vërtetë janë pellazgë, nga ajo racë që Homeri e quan hyjnore, pra të jenë pellazgë të mbetur të pastër dhe të papërzier deri sot, duke ruajtur gjuhën dhe shumë nga zakonet e tyre, siç dëshmojnë edhe disa autorë edhe studiues të kësaj çështjeje?

Duke iu referuar autorëve të vjetër bizantinë, ai vë në dukje lashtësinë e trojeve shqiptare.

Për të arritur në këto përfundime e ndihmoi njohja e kulturës së hershme ballkanike dhe e antikitetit greko-romak deri në mesjetë.

Për bujarinë e shqiptarëve ai shkruan “Sado të varfër të jenë malësorët, janë krenarë të presin miq. Sipas tyre, shtëpia është e Zotit dhe e mikut.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test