Berisha: LDK do të jetë parti fituese në zgjedhjet e 17 tetorit

Intervista

Berisha: LDK do të jetë parti fituese në zgjedhjet e 17 tetorit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 15 tetor 2021 Në ora: 16:42
Lutfi Haziri, Kadime Berishe dhe Lumir Abdixhiku

Kadime Berisha ka marrë mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që të kandidojë për asambleiste në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ajo ka dhënë një intervistë për gazetën “Bota sot”, ku ka folur për mbështetjen e dhënë nga partia e saj, pavarësisht që është grua.

Ajo shprehet se LDK-ja do t`i qëndrojë qëndroj mbrapa për çdo vendimmarrje, ndërkaq ka treguar se prioriteti i saj është arsimi i të rinjve.

“Bota sot”: Sa është e vështirë që të jeni grua në politikë?

Kadime Berisha: Nëse ke vullnet dhe gatishmëri të arrini qëllimet në jetë nuk duhet asnjëherë të ndikohesh nga steriotipet të llojit "je femër do ta kesh problem të arrish majat e suksesit" ose në anën tjetër në politike shpesh dëgjojmë të thonë "është femër me kuote arrin fitore në gara politike", unë mendoje se as njëra as tjetra nuk qëndrojnë sepse vajzat në Kosovë e kanë dëshmuar se sa mund të kenë suksese dhe sa mundemi t'i bëjmë të tjerët krenar me arritje personale.

“Bota sot”: Sa ju ka dhënë hapësirë Lidhja Demokratike e Kosovës që të angazhoheni në këtë parti?

Kadime Berisha: Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë gjithmonë e hapur për kuadrot e reja, asnjëherë unë personalisht nuk jam ndjerë inferior dhe fakti që sot jam pjesë e listës garuese në Komunën e Gjilanit do të thotë se Dega në Gjilan ka besuar në mua dhe se do të më qëndrojë prapa në çdo vendimmarrjeje.

Image
Kadime Berisha

“Bota sot”: Cilat janë prioritetet e tua?

Kadime Berisha: Prioritet për mua ka qenë e do të mbetet të jetë gjithmonë arsimimi i vazhdueshëm i të rinjve. T`i marrim shembull dhe t'i bind ata që pavarësisht sfidave në jetë ne duhet ta duam vendin tonë të punojmë në ngritjen intelektuale të shoqërisë sonë dhe të qëndrojmë këtu për t'i shërbyer vendit me dinjitet. Dhe nëse votuesit do ta besojnë votën e tyre tek numri im, unë zotohem që votën e tyre do ta mbajë me përgjegjësi të plotë gjatë mandatit 4 vjeçar si asamblesite.

“Bota sot”: Cila janë ndryshimet që duhet bërë në Gjilan?

Kadime Berisha: Të gjithë e dimë se ndryshimet nuk ndodhin brenda natës apo brenda muajit, megjithëkëtë ndryshimet në Gjilan kanë filluar të vërehen tash e sa vite, por kjo nuk do të thotë se s'ka punë më për të bërë... Prandaj i lus bashkëqytetarët që kritikat që i adresojnë gjatë kohës se fushatave t'i përcjellin edhe gjatë kohës kur në komunën tone mbahen dëgjimet publike, në mënyrë që bashkërisht të arrijmë të jemi pjesë e ndryshimeve në të mirë të qytetit.

“Bota sot”: A do të jetë partia juaj fituese në Gjilan?

Kadime Berisha: Gjithsesi, në Gjilan Lidhja Demokratike e Kosovës me kryetarin e tanishëm Lutfi Haziri dhe me listën e kandidateve me profile nga më të ndryshmet që i duhen qeverisjes lokale do të jetë parti fituese dhe jo vetëm në komunën tonë...Sepse qytetarët e kanë kuptuar tashme se të qëndrosh në Lidhje do të thotë të kesh mundësit dhe idealet më të mira të përmirësimit të jetëve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat