SHIK-u u kishte siguruar jetën disa spiunëve, por më pas i ekzekutoi, këta janë dëshmitarët

Intervista

SHIK-u u kishte siguruar jetën disa spiunëve, por më pas i ekzekutoi, këta janë dëshmitarët

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 22 korrik 2022 Në ora: 08:20
Kadri Veseli

“Bota sot”: Kosovës edhe kësaj radhe nuk iu hoqën vizat. Kush janë shkaktarët?

Zeqiraj: Në historinë botërore do të kujtohet, madje përjetësisht, se udhëheqës bastardë të Kosovës, të prirë nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa, pranuan të falin territor, tokë të brezave shqiptarë, për ta realizuar liberalizimin e vizave, për Kosovën sikur populli i Kosovës të ishte "me bythë në prushë"!  Kjo është një njollë turpi, që kundërmon tradhti të hapur. Megjithatë, liberalizimi nuk ndodhi. Dhe, mirë u bë, sepse udhëheqësit horrakë mund të josheshin, për të bërë marrëzira dhe tradhtira të tjera. Pritja për heqjen e vizave, kësaj radhe, ishte vijimësi, e vetëmashtrimit të shqiptarëve, që nuk duan ta mësojnë të vërtetën. Qysh prej një dekade, kemi dëgjuar pushtetarët, duke thënë se "kemi plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja, për liberalizimin e vizave, përkatësisht, lëvizjen e shpenguar të qytetarëve të Kosovës!" Pra, një gënjeshtër e përsëritur, paturpësisht, nga pozita dhe opozita, nga kryezyrtarështetërorë dhe kryepartiakë të subjekteve politike. Kjo gënjeshtër, jo e rrallë, për bërje qejfi, është thënë edhe nga zyrtarë evropianë, sigurisht, krejt të papërgjegjshëm. Megjithatë, sapo largoheshin nga sytë e shqiptarëve, e demantonin vetën, duke thënë se Kosova duhet të punojë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe, këto dy kërkesa bazë, jo vetëm që nuk janë plotësuar, por, "as shenjë nuk është bërë".

Qarkullojnë dy lista të vrasjeve politike: njëra me 1.826 persona të ekzekutuar dhe tjetra me pak më shumë. Të dyshuar janë shumë, por, të arrestuar dhe të dënuar, numri është simbolik. Janë të paktën 22 makro-procese gjyqësore, të mbyllura pa të dënuar! Dhe, të mos flasim për shumë-mijëra dosje të stivuara, në pritje, për t`u parashkruar, mbyllur, për arsye të skadencës të afatit ligjor të shqyrtimit nga gjykatat!!! Përgjigja direkte se kush janë shkaktarët e mos heqjes të vizave, është: Disa komandantë mujëshorë, kriminelë e hajna zyrtarë, të cilët e përgjakën Kosovën, e zhvatën, në mënyrën më kriminale. E mbi të gjitha, rrënuan dhe bllokuan sistemin e drejtësisë, për të mos dhënë llogari, për krime e hajni zyrtare.

“Bota sot”: Cilat janë arsyet që Kosova duhet ta kundërshtojë "Ballkanin e hapur"?

Zeqiraj: Ka njëmijë e një arsye që Kosova duhet ta kundërshtojë "Ballkanin e hapur". Mjafton përkufizimi i presidentit serb Vuçiq, kur thotë "marrëveshje në mes të Beogradit dhe Prishtinës!" Ndërkohë që Prishtina është njëra nga 38 komunat e Kosovës, qoftë edhe më e madhja. Së pari, "Ballkani i hapur", heshturazi, synon amnistimin e krimeve makabre, të kryera në Kosovë; Së dyti, Serbia synon ta realizojë daljen në Detin Adriatik; Së treti, synimi i kurorëzimit të saj, si një lloj mbretërie e Ballkanit; Së katërti, Rusinë e afron me Ballkanin Perëndimor, rrjedhimisht, edhe me Kosovën, gjë që bie ndesh me projektin amerikan, për ta mbajtur Rusinë sa më larg Ballkanit. Edhe pse për Kosovën ka qenë fatlumëri largimi i Hashim Thaçit nga politika, ai ka lënë një lukuni lakejsh në Kosovë, për ta çuar më tej ëndrrën e tij fatale, për ndarjen e Kosovës. Nënkryetari i partisë-bandë, PDK-së, Enver Hoxhaj, mbanë idenë proserbe: "Kosova duhet të bëhet pjesë e "Ballkanit të hapur"! Eksponentë të tjerë të kësaj partie, propagandojnë dhe punojnë hapur, për ndarjen e Kosovës, si zgjidhje e vetme dhe pajtim mes Serbisë dhe Kosovës. EdvinRama manipulon se, kinse, "Ballkani i hapur", është i frymëzuar nga "Procesi i Berlinit".

Realisht, ai është shumë larg nga ky "Proces", sepse ky i fundit është transparent, garanton investime dhe zhvillim, përkundët "Ballkanit të hapur", që nuk siguron asgjë konkrete. Deri tani, kryeministri shqiptar nuk ka treguar asnjë interesim dhe as që përmend kushtëzimin, për njohjen e Kosovës nga Serbia dhe bërjen e barabartë të dy shteteve. Brenda "Ballkanit të hapur", Kosova do të ishte tërësisht e pambrojtur nga presioni ekonomik e politik, e shantazhuarrrastë nga Serbia. Manipulimi me deklaratën e emisarit amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Escobar, sikur ai e pranon - blanko - "Ballkanin e hapur", është abuzim i vrazhdët. Sepse ai potencon kushtin e të qenit të barabartë të 6 (gjashtë) vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Serbia, më parë, duhet ta njohë Kosovën si të barabartë. Hapja e mirëfilltë e Ballkanit, është bërja pjesë e "Procesit të Berlinit", aktivizimin e të cilit e ka premtuar kancelari gjerman OlafScholz, i cili, pa ndërmjetës të tretë, synon dhe mundëson inkuadrimin në Evropën e Bashkuar.

 

“Bota sot”: Pse është gjithë ky insistim i Edi Ramës, që Kosova të bashkohet tek "Ballkani i hapur"?

Zeqiraj: Ngulmimi i EdvinRamës, që edhe Kosova të bëhet pjesë e "Ballkanit të hapur", ka ngjallur jo pak dyshime. Rusi Lavrov thotë se Serbia ishte nismëtare e këtij projekti. E vërteta është se "Ballkani i hapur" është kurth ruso-serb, i cili, synon ta pengojë "Procesin e Berlinit" dhe nuk ka asnjë frymëzim për afrimin me "Procesin e Berlinit", siç pretendon mashtruesi klasik EdvinRama. Rama, për nga natyra, është narcisoid. Si i tillë, donë të jetë në qendër të vëmendjes. Ai vuan nga kompleksi i faktorizimit. Për këtë faktorizim ndjen nevojën edhe Vuçiqi. Andaj, u ka ardhur rasti të faktorizohen, përmes "Ballkanit të hapur", që, sipas të gjitha gjasave, është projekt rus, pavarësisht se ministri i Jashtëm Lavrov, këtë ia dedikon Vuçiqit. "Ballkani i hapur" po konsiderohet "një lindje e vështirë", ose më saktë, një bebe ‘taktike’, me dozën e madhe të dyshimit, se mund të ketë rritje të shëndetshme. Arsyeja e dyshimit shihet si kundërvënie e "Procesit të Berlinit".

Andaj, besohet të jetë projekt rus. Dhe, në polarizimet aktuale, Rusi-Evropë, përshkak të agresionit ushtarak në Ukrainë, nisma "Ballkani i hapur", si krijesë hibride ruse, pritet të dështojë. Me realizimin e "Ballkanit të hapur", me Kosovën brenda tij, EdvinRama do të kishte patronatin e plotë mbi Kosovën. Për këtë do ta kishte edhe bekimin e Serbisë, sepse manipulimi, mashtrimi i shqiptarëve të Kosovës, do të ishte më i lehtë, më bindës. Kryeministri shqiptar ka humbur sensin e masës, duke i bërë avokatinë e mundimshme Serbisë: “Nuk duhet të trembemi nga armatimi i Serbisë, sepse ajo armatoset vetëm për qëllime mbrojtëse, kurrë nuk do të sulmojë apo do të bëjë presion mbi fqinjët!”Rama shkon edhe më larg dhe kërcënon komunitetin evropian: "Mos kërkoni që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, lëreni të qetë Serbinë, se ju, komuniteti evropian, me qëndrime të tilla, po na rrezikoni paqen në Ballkan!"

 

“Bota sot”: Një agjent i njohur që ka punuar për UDB-në, Fatmir Sheholli deklaroi se ka punuar për SHIK-un, se e ka pasur shef Kadri Veselin dhe se ka bashkëpunuar ngushtë me udhëheqësit e tjerë aty. Cili është mesazhi apo çfarë imazhi i jep SHIK-ut kjo?

Zeqiraj: Bashkëpunimi i Shërbimeve Informative Shqiptaro-Jugosllave, zë fill në vitin 1941, kur Partia Komuniste Jugosllave (PKJ), krijoi Partinë Komuniste Shqiptare (PKSH) dhe kolonët e Kosovës, në Vitomiricë të Pejës, e vunë në krye të saj agjentin e tyre, Enver Hoxhën. Ishin emisarët jugosllavë, kryesisht, serbë e malazezë, në Shqipëri, të cilët përçanë shqiptarët, deri në luftë civile.

Për gjysmë shekulli me radhë, pavarësisht zënkave "për mustaqet e Stalinit, UDB-a jugosllave dhe Sigurimi Shqiptar, bashkëpunuan ngushtë dhe, gjithherë, në dëm të shqiptarëve të Kosovës. Rrjedhojat e kësaj lidhje konspirative, i ka provuar edhe emigracioni politik i Kosovës në Shqipëri. Dhe, burgosjet politike ishin të sinkronizuara me ato që bënte Jugosllavia, ndaj grupeve politike ilegale të shqiptarëve të Kosovës, si dhe të trevave tjera shqiptare brenda Jugosllavisë. "Tradita vazhdon"! Edhe rasti i Fatmir Shehollit dhe të tjerëve, është vazhdë e këtij bashkëpunimi, në mes të UDB-së dhe SHIK-ut. Zotëriu i cituar, denoncon eprorin e tij, kreun e SHIK-ut, KadriVeselin, që ka bashkëpunuar edhe me agjentët e UDB-së. Vetëkuptohet se edhe SHIK-u dhe UDB-a, kanë bashkëpunuar në mes tyre. Por, për t`u shfajësuar dhe për të qenë i sigurtë, ai tregon edhe lidhjet me të dy zëvendësit e Veselit, Elmi Reçicën e Latif Gashin, të cilët, sot zëvendësojnë Thaçin e Veselin, duke e bërë politikën e PDK-së.

SHIK-u i kishte në besë edhe disa kuadro shqiptarë të UDB-së. Atyre u kishte siguruar jetën, mosprekjen e tyre, në asnjë rrethanë, duke i siguruar si shërbyes të SHIK-ut. Por, ky ishte një mashtrim. Sepse ishin po këta kryezyrtarë të SHIK-ut, me shokë, të cilët kishin qenë hafije të kuadrove të UDB-së, si SelimBrosha, IbushKllokoqi e tjerë. Dhe nga frika e rrjedhjes të informacionit nga ata, "SHIK-u i preu në besë", i ekzekutoi. Ndërkohë, ata ishin në Kosovë, dhe "për tejkalim kompetencash në detyrë", mund t`u bëhej gjyq dhe të merrnin dënimin përkatës. Për këto raste, kanë dhënë dëshmi bindëse, dy agjentët e SHIK-ut: Nazim Bllaca dhe Naim Miftari. Nuk ishte rast për nguti as vrasja e babait të Fatmirit, sepse ai ishte në Kosovë, ishte një shitës, në dyqanin e tij dhe nëse kishte mëkate penalizimi, ai mund të gjykohej më vonë.

Mesazhi është i qartë: Organizata SHIK, alias Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, siç e emërton, saktësisht, Prokurori amerikan i Dhomave të Specializuara, përkatësisht, Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, XhackSmith, ishte sa ilegale, aq edhe kriminale. Bashkëpunimi i saj, para dhe gjatë luftës në Kosovë, me UDB-në, përkatësisht, BIA-n e Serbisë, gjithmonë, në dëm të Kosovës dhe të shqiptarëve. Është proverbial kushti "i vogël" i Presidentit Rugova: "I ngjallni të vrarët nga SHIK-u, pastaj bisedojmë për bashkëpunim"!

 

“Bota sot”: Sipas dokumenteve të KFOR-it amerikan, të publikuar vite më parë, thuhet se edhe operatorët më të mirë të SHISH-it, dërgoheshin fillimisht në misionin në Beograd, e pastaj tutje. SHIK-u bashkëpunonte, dhe shpesh interpretohet sikur ishte në varësi nga SHISH-i. Çfarë korrelacioni krijojnë apo mund të prodhonin këto?

Zeqiraj: Konstatimet e KFOR-it amerikan, lidhur me operatorët e SHISH-it, ku dërgoheshin, fillimisht, me mision në Beograd, qëndron. SHIK-u jo vetëm ka bashkëpunuar me SHISH-in, por, edhe janë koordinuar në ekzekutimet e kundërshtarëve politikë, qofshin ata të Kosovës apo të Shqipërisë. Vrasja e zëdhënësit të parë të UÇK-së në Tiranë, AliUkaj, të ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit, shefit të Emergjencës të luftës, Ilir Konushevcit, ushtarakut dhe bashkëpunëtorit të ministrit Krasniqi, SadriRamqaj, oficerit të ushtrimores në Papaj, QazimJakupi, mjekut Hazir Malaj, kontraktorëve të pikave ushtrimore ushtarake në Kalimash e Kolsh të Kukësit dhe Papaj të Tropojës, përkatësisht, të Rushit Elezit dhe MuharremTafës. Kjo listë emërore është më e gjatë, sepse pushtimi i kampeve ushtrimore në zonën e Kukësit, nga banda e LPK-së, ka qenë i përgjakshëm. Kjo do të ndodhte edhe në Papaj të Tropojës, sikur atje të mos komandonte komandanti dhe komisari i djeshëm dhe heroi i sotëm, SaliÇekaj. Vet fakti se SHIK-u është një kopje e Sigurimit Ushtarak të partizanëve komunistë të Enver Hoxhës dhe përdori po ato metoda kriminale, për eliminimin e kundërshtarëve politikë, gjatë dhe pas luftës, dëshmon se SHISH-i ishte instruktori i kriminelëve të SHIK-ut.

Rrjedhimisht, SHISH-i i Shqipërisë ishte themelues, instruktues e dirigjues i SHIK-ut të Kosovës. Për habi, para hundëve të UNMIK-ut, sigurimsat e Enver Hoxhës, tani, pjesë të SHISH-it, u vendosën në hotelet e Kosovës dhe instruktonin kriminelët e SHIK-ut, në ekzekutimet e kundërshtarëve politikë! Kryeministri manipulant, mashtrues, EdvinRama, në vend të pengimit të Gjykatës Speciale, ai duhej ta ndihmonte atë, duke arrestuar dhe dorëzuar sigurimsat kriminelë të SHISH-it në Gjykatën Speciale. Ky do të ishte shërbimi i duhur për Kosovën dhe drejtësinë në Kosovë dhe Shqipëri. Sepse krimet e luftës kanë filluar në Shqipëri dhe atje duhej të fillonte hetimi, me autorë agjentë të SHISH-it të Shqipërisë dhe të SHIK-ut të Kosovës.

Vërtet, kryeministri aktual nuk ishte pjesë e politikës, në atë periudhë kohore. Por, ndonëse maksima juridike se "krimit nuk i skadon afati", është në domenin e tij, t`i lejë demagogjitë, pallavrat me Dick Marty-në dhe të merret me kriminelët e vetë.  Fundazi, binomi SHISH dhe SHIK, akuzohen , faktueshëm, se sabotuan arritjen e Marrëveshjes në Osllo të Norvegjisë, për unifikimin e faktorit ushtarak të Kosovës, si dhe sabotuan luftën në Kosovë, me urdhër të "komandantëve të Rogner-it". Ky është konstatimi i disa ish-themeluesve të UÇK-së, të LPK-së, në mes tyre, për këtë akuzon edhe ish-zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi, duke drejtuar gishtin tek Hashim Thaçi, AzemSyla, XhavitHaliti, Kadri Veseli.

Lexo edhe: Cilët ishin kuadrot shqiptarë të UDB-së që SHIK-u i kishte në besë?

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat