Disa këshilla që ju ndihmojnë të dobësoheni pa mbajtur dieta të rrepta

Këshilla mjekësore

Disa këshilla që ju ndihmojnë të dobësoheni pa mbajtur dieta të rrepta

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 06:41
Foto ilustrim

Nuk është e lehtë të humbësh peshë dhe sidomos kur nuk e di se nga t’ia fillosh. Por, ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë pa qenë nevoja të mbani dieta të rrepta.

Hani salca pikante

Shkencëtarët kanadezë vërtetuan se salcat djegëse rrisin metabolizmin dhe na pengojnë të hamë diçka të kripur ose të ëmbël pas tyre. Në mënyrë të përditshme, ju mund të shtoni pak piper në vezët e skuqura, në makarona, rizoto, ose ta shërbeni mishin me një salcë pikante.

Përdorni tharësen e flokëve

Shumë pak njerëz e dinë që një tharësja e flokëve mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Kjo pasi nxehtësia e saj ju bën të djersiteni dhe ju ndihmon të bini ngadalë nga pesha. Një mënyrë e mirë dhe efikase është përdorimi i një komprese të lagur me pak lëng xhenxhefili, dhe pasi ta keni vënë në pjesën e trupit që dëshironi të humbisni peshë, ta ngrohni për disa minuta me tharësen e flokëve.

Përdorni kanellë

Hulumtimet tregojnë se kanella dhe përdorimi i përditshëm i saj kontrollon karbohidratet. Personat që konsumonin puding me kanellë, arrinin që ta frenonin urinë më shumë se personat që e konsumonin atë pa kanellë.

Rrisni ndriçimin dhe ulni volumin e muzikës

Nëse ju pëlqen të hani jashtë, duhet të keni parasysh që restorantet krijojnë një atmosferë për të “ngacmuar” oreksin… muzikë në sfond, ndriçim i ulët. Dritat e ulëta shkaktojnë relaksim dhe bëjnë që të kemi më shumë uri, ndërsa muzika në sfond na bën që të hamë më shpejt. Mundohuni të organizoni ambientin tuaj të ngrënies në një mënyrë tjetër: rrisni ndriçimin dhe fikni muzikën. Do të befasoheni vërtetë nga rezultati.

Bëni ushtrime aerobike

Studime të ndryshme tregojnë se aktivitetet aerobike si vrapi dhe noti janë më efektive nëse dëshironi të digjni yndyrën dhe të humbni peshë.

Zgjidhni shoqëri të mirë ndërsa drekoni apo darkoni

Duket se shoqëria ndikon në zakonet tona të mira dhe të këqija të ngrënies. Hulumtimet kanë treguar që njerëzit kanë tendencë të kenë të njëjtat preferenca në ushqime si miqtë e tyre kur hanë së bashku. Ndaj kujdesuni që të ushqeheni shëndetshëm, e po ashtu edhe miqtë tuaj…

Mundohuni të flini mirë

Rreziku i obezitetit varet nga ndriçimi në dhomën ku flemë. Shkencëtarët Sunil Sharma dhe Mani Kavuru kanë vërtetuar se njerëzit që flinin në dhoma të errëta ishin më pak të pirur ndaj mbipeshës sesa ata që flinin në dhoma me ndriçim të fortë. Për të humbur peshë, duhet gjithashtu të flini 7-8 orë.

Konsumoni më shumë produkte qumështi

Studime të ndryshme dëshmojnë se produktet e qumështit nandihmojnë të humbim peshë. Profesori i Universitetit të Tenesi në Knoxville, Michael Zemel, arriti në përfundimin se njerëzit që hanë produkte qumështi 3 herë në ditë, humbin peshë më shpejt se ata që nuk i konsumojnë.

Hani më shumë fasule dhe bishtajore

Doktor Russell de Souza vërtetoi se konsumimi i 130 gr fasule, të jep ndjesinë e ngopjes më shpejt se ushqimet e tjera dhe ndihmon të humbim 0.3 kg në 6 javë. Për më tepër, fasulet, bizelet, qiqrat dhe thjerrëzat përmbajnë një sasi të lartë të proteinave dhe fibrave.

Hani supën të parën

Mundohuni të hani supa me kalori të ulëta para ngrënies së ushqimeve të tjera. Ky zakon do t’ju ndihmojë të hiqni disa kile. Studimet tregojnë se nëse hani supën para ushqimeve të tjera, zvogëloni sasinë e kalorive që konsumoni. Preferohen supat me perime.

Kontrolloni temperaturën e dhomës ku kaloni shumë kohë

Shkencëtarët australianë kanë zbuluar se edhe temperatura ka rëndësi kur bëhet fjalë për humbje peshe. Temperatura më e përshtatshme është 18 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat