Shtëpia e persona me aftësi të kufizuar në Graçanicë pa kuzhinier

Kosova

Shtëpia e persona me aftësi të kufizuar në Graçanicë pa kuzhinier

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:35
Shtëpia e persona me aftësi të kufizuar në Graçanicë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut vlerëson se gjendja në këtë Shtëpi të Komunitit për Persona me Aftësi të Kufizuar në Graçanicë, është në përputhje me standardet minimale por është nevojë që të përmirësohet furnizimi me pampers për shkak të gjendjes shëndetësore të tyre.

Monitorues të KMDLNj-së, në kuadër të mandatit monitorues, vizituan Shtëpinë për Komunitete për Persona me Aftësi të Kufizuar për t’u informuar për problemet eventuale që mundë t’i kenë në aspektin e trajtimit, kushteve fizike në objektin ku qëndrojnë si dhe kërkimit të mundësive për t’iu ndihmuar në të ardhmen. Kjo shtëpi e komuniteteve është nën kompetencë dhe përkujdesje të MPMS.

KMDLNj  thotë se personeli përkujdesës në këtë shtëpi e informoi KMDLNj-në se në përgjithësi gjendja është e mirë, furnizimi me barëra është i kënaqshëm sikur edhe me artikuj ushqimorë.

“Shërbimet shëndetësore ofrohen në përputhje me nevojat që i kanë dhe ka staf të mjaftueshëm mjekësorë për shërbimet e domosdoshme ndërsa, për raste më të ndërlikuara dërgohen në Shtëpinë e Shëndetit në Graçanicë apo në Prishtinë. Sipas nevojës, specialisti i fushës përkatëse vjen me urgjencë kurse, një herë në javë i bënë vizitat e rregullta. Objekti sigurohet nga dy punëtorë të sigurimit që paguhen nga buxheti i komunës së Graçanicës. Është nevojë që të përmirësohet furnizimi me pampers për shkak të gjendjes shëndetësore të tyre sikur që kërkohet të angazhohet një kuzhiniere me orarë të plotë të punës. Problemi i identifikuar edhe më parë është prania e qenve endacakë rreth dhe afër objektit e që i shqetëson edhe rezidentët ashtu edhe stafin përkujdesës. Më parë, afër objektit ka qenë i vendosur azili për qenë endacakë i cili tani është zhvendosur në tjetër lokacion mirëpo, qytet arët e painformuar për ndryshim të lokacionit ende i sjellin qentë endacakë në këtë lokacion dhe i lënë aty”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj vlerëson se gjendja në këtë Shtëpi të Komunitit për  Persona me Aftësi të Kufizuar është në përputhje me standardet minimale për këtë kategori të cenueshme, ndaj tyre nuk ka shkelje të drejtave të njeriut sepse stafi i angazhuar është në nivel të detyrës dhe i përkushtuar për punën që e bënë.

KMDLNj edhe më tutje do të vazhdojë të monitorojë këtë Shtëpi të Kominitit dhe qendrat tjera në Kosovë ku janë vendosur grupet e cenueshme apo të margjinalizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat