Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës dënon sulmin ndaj zyrtarëve doganorë

Kosova

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës dënon sulmin ndaj zyrtarëve doganorë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 16:05
Ilustrim

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës reagon me rastin e sulmit ndaj zyrtarëve doganor në Mitrovicë dhe kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që kryesit e veprës të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Më datën 24 dhjetor 2018 rreth orës 09:00 në komunën e Mitrovicës gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare janë sulmuar fizikisht dy zyrtarë doganor pjesë e Drejtorisë për Zbatim të Ligjit në Doganë.

Njësitet e Doganës gjatës ushtrimit të detyrës zyrtare në regjionin e Mitrovicës, përkatësisht në lagjen e Suhodollit kanë hasur në një furgon të dyshimtë i cili pas ndaljes dhe kontrollit është vërtetuar se po barte pije jo-alkoolike kontrabandë nga Serbia.

Zyrtarët doganor papritmas janë sulmuar nga një grup prej 7-8 personave, por falë shkathtësisë, aftësive dhe përgatitjes fizike dhe profesionale të zyrtarëve doganorë është arritur të shmanget më e keqja.

Si rezultat i sulmit fizik, zyrtarët e lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën Spitalore në Prishtinë, ku edhe aktualisht janë duke iu nënshtruar ekzaminimeve nga specialistët relevantë.

“Ky sulm tregon rreziqet e përditshme me të cilat ballafaqohen zyrtarët doganor gjatë mbledhjes së taksave, luftimin e kontrabandës, evazionit fiskal, mbrojtën e qytetarëve nga produktet e dyshimta dhe shumë detyra të tjera”, thuhet në reagim.

Ndryshe, që nga viti 1999 e deri më sot zyrtarët doganore kanë kontribuar me mbledhjen e mbi 7 miliardë eurove, të cilat kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik, social dhe mirëqenies në përgjithësi si dhe kanë parandaluar mijëra raste të kontrabandës dhe evazionit fiskal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat