Buxheti komunal i Vitisë në vitin 2018 është shpenzuar mbi 99 përqind - Bota Sot
Buxheti komunal i Vitisë në vitin 2018 është shpenzuar mbi 99 përqind

Kosova

Buxheti komunal i Vitisë në vitin 2018 është shpenzuar mbi 99 përqind

Nga: Aziz Zuka Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 15:46
Pamje nga takimi I KPF në Viti

Kështu ka theksuar Ibrahim Rama, drejtor I Drejtorisë për  Financa, Ekonomi dhe Zhvillim I Vitisë, duke elaboruar  Pasqyrat financiare të kësaj drejtorie për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore për vitin që lam pas

Kryesuar nga Kryesuesi I Kuvendit të komunës së Vitisë Naim Pira, në Viti sot është  mbajtur mbledhja e dytë rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, e njëra nga pikat e rendit të ditës që zgjoi interesim të më të madhë te anëtarët e KPF-së e për të cilën më së shumti u diskutua ishin pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2018.

Pikë kjo e cila nuk ishte shqyrtuar për mungesa të shumta të të dhënave në takimin e muajit të kaluar, por që kësaj radhe u shtrua në rendin e ditë  me disa materjale dhe të dhëna plotësuese të cilat i ka elaboruar, Ibrahim Rama, Drejtor i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim.Rama  duke prezantuar pasqyrat financiare, bëri të ditur se buxheti komunal për vitin 2018 ishte 10.902.000 euro dhe ky buxhet është realizuar 99.40 %.

Ai gjithashtu njoftoi edhe për ekzekutimin e shpenzimeve sipas kategorive shpenzuese, ndërkohë që për të hyrat vetanake, ka thënë se të njejtat kraahsuar me vitin 2017  kanë shënuar rritje gjatë 2018, duke e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë, për 3.13% apo për 24.000 euro.

Në këtë mbledhje, u shqyrtuan dhe u aprovuan për tu proceduar në kuvend edhe nisma e kryetarit të komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e Velika Pisanicës - Republika e Kroacisë, në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe bashkëpunimit, si në nxitjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve ekonomike, institucioneve arsimore kulturore, sportive dhe shoqërisë.

Pastaj ,Propozimi për ndryshimin e vendimit Nr.01-410/03-71 i datës: 08.02.2018 të KKSB-së me kërkesën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendim për kompensimin e anëtarëve të Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.

 Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pronat e paluajtshme të komunës Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, si dhe propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e lapidarit kushtuar dëshmorit Safet Rexhepi nga Zhitia.

Seanca e dytë e Kuvendit Komunal, u vendos të mbahet të enjten e ardhshme më 28 shkurt me fillim në ora 10:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...