Bytyqi: Programi “Junior Geeks” është njëri nga 70 projektet fituese nga mbarë bota - Bota Sot
Bytyqi: Programi “Junior Geeks” është njëri nga 70 projektet fituese nga mbarë bota

Kosova

Bytyqi: Programi “Junior Geeks” është njëri nga 70 projektet fituese nga mbarë bota

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 16:48
Shyqiri Bytyqi dhe Philip Kosnett

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, së bashku me  ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, kanë marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të programit “Junior Geeks”.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “përgëzova bursistët nga Kosova, të cilët kanë arritur që me angazhimin dhe kreativitetin e tyre, në konkurrencë të madhe nga mbarë bota, të përfitojnë mbështetje financiare për zhvillimin e këtij programi në shkollat e Kosovës”.

Postimi i plotë:


Sot, së bashku me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, z. Philip Kosnett, kemi marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të programit “Junior Geeks”, e cila është një platformë gjithëpërfshirëse për nxënës të shkollave të mesme për të diskutuar, hulumtuar dhe mësuar teknologjinë, ndërmarrësinë, shkencën dhe inovacionin.

Me këtë rast, përgëzova bursistët nga Kosova, të cilët kanë arritur që me angazhimin dhe kreativitetin e tyre, në konkurrencë të madhe nga mbarë bota, të përfitojnë mbështetje financiare për zhvillimin e këtij programi në shkollat e Kosovës.
Ne e kemi pasurinë më të madhe rininë dhe kësaj rinie të mrekullueshme i duhet që t’ua krijojmë mundësitë dhe kushtet sepse talentin e kanë, që e tregon edhe ky rezultat i arritur dhe për këtë falënderoj ShBA-të dhe të gjithë partnerët që kanë qenë dhe vazhdojnë të mbështesin arsimin, por edhe çdo sektor tjetër të rëndësishëm në funksion të zhvillimit tonë si shtet dhe si shoqëri.

Gjatë fjalës time në këtë organizim, përmenda shumë angazhime të MAShT që lidhen me fushat në të cilat është i fokusuar ky projekt dhe theksova se Ministria do të jetë gjithmonë e gatshme të mbështesë zhvillimin e programeve nga të cilat përfitojnë të rinjtë tanë.

U shpreha tejet i lumtur që programi “Junior Geeks”, është njëri nga 70 projektet fituese nga mbarë bota (i vetmi nga Evropa Juglindore), i cili ka fituar mbështetje financiar nga Fondi i Bursistëve për Inovacion i Departamentit Amerikan të Shtetit, nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Qendrës Inovative të Kosovës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...