Rexhep Selimi kujton Besnik Restelicën me vargjet e Mujë Krasniqit

Kosova

Rexhep Selimi kujton Besnik Restelicën me vargjet e Mujë Krasniqit

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 22:05
Besnik Restelic

Sot janë bërë 22 vjet nga vdekja e ish-ushtarit të UÇK-së, Besnik Restelica i cili u vra në burgun e Prishtinës nga torturat serbe.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook, Rexhep Selimi ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, ndërsa ka treguar momentin kur Besniku u arrestua.

Ndër të tjera Selimi ka thënë se është krenar që kishte një shok si Besniku, ndërsa e kujtoi edhe përmes vargjeve të Mujë Krasniqit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Besniku ishte i organizuar ne njesitin e UCK-se ne Mitrovice, aty ku edhe ishte student ne Fakultetin e Xehetarise dhe Metalurgjise. Besniku, bashke me Asllanin dhe me shoke te tjere vepronin kryesisht, por jo vetem ne Mitrovice nga kryen shume detyra me rendesi per UCK-ne. Nen organizimin e tyre u kryen edhe aksione dhe veprime qe tash i perkasin historise se hershme te UCK-se ne Mitrovice e Llap. Me Besnikun ishim ne bashkeveprim prej shume kohesh, bashke me Asllanin, Sylen, Mujen,Naitin dhe me shoke te tjere, deri sa ai, si edhe shoke te tjere, u arrestua ne Janar te 1997-tes. 
Ne ato dite kur u arrestuan disa bashkeluftetare , kur edhe rane heroikisht Zahiri, Akifi e Edmondi, u arrestua edhe Besnik Restelica. Sic dihej, armiku perdorte torturat me cnjerezore kunder te arrestuarve te UCK-se, edhe ndaj Besnikut poashtu, qe t’i thyenin e t’i poshteronin. Sikur dihej dhe pritej, ata nuk u thyen. Besniku nuk thyhej edhe pse tortura po ia merrte jeten. Ai qendroi derisa e mbyten ne torture, derisa e dha jeten por jo vehten. 
Jam krenar qe isha shok dhe bashkeveprimtar me Besnikun. 
Kujtimi per Besnik Restelicen do te rroje ssa te rroje historia e luftes se UCK-se. 
Jo rastesisht Muje Krasniqi i Kendonte Besnik Restelices me vargjet:

“… qysh me i thur kto vargje t’randa
per Besnikun tone?
serbi i zi e lidhi n’pranga
na e muer pergjithmone…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat