Suhareka do të mbuloj shpenzimet për ceremonië e varrimeve

Kosova

Suhareka do të mbuloj shpenzimet për ceremonië e varrimeve

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 12:01
Bali Muharremaj

Sot është nënshkruar një marrëveshje me përfaqësues të komunitetetve fetare në Komunën e Suharekës, që kjo komunë do të mbulojë shpenzimet për ceremonitë e varrimeve, këtë e bëri të ditur vet kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj permes një statusi në Facebook.

Ai me tej shkruan se, shuma që do të ndihmohen familjet për mbulimin e këtyre shpenzimeve është 200 euro dhe do të filloj të zbatohet që nga 1 Mars 2019, përcjell "Bota Sot".

Postimi i plotë:

Tash e tutje Komuna e Suharekës do të mbuloj shpenzimet për ritet fetare dhe ceremoninë e varrimit për çdo qytetar të vdekur.

Sipas një marrëveshje të mirëkuptimit për financim, që është nësnshkruar sot me përfaqësues të komunitetetve fetare në Komunën e Suharekës, Kryetarit të Bahkësisë Islame z. Halim Shehu dhe Priftit të Bashkisë Katolike z.Don Mikel Sopit, Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për ceremonitë e varrimeve.

Shuma që do të ndihmohen familjet për mbulimin e këtyre shpenzimeve është 200 euro dhe do të filloj të zbatohet që nga 1 Mars 2019.

Bali Muharremaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat