Nxënësve të klasës së 5-të u mësohet hashashi në libra

Kosova

Nxënësve të klasës së 5-të u mësohet hashashi në libra

Më: 10 mars 2019 Në ora: 09:53
Nxënësve të klasës së 5-të u mësohet hashashi në libra

Një denoncim i rëndë vjen për fëmijët dhe më konkretisht për nxënësit e klasës së pestë.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar me anë të një fotografie, ku në biologji, mësohet edhe gjethja e hashashit.

“SKANDALI me tekstet shkollore. Hashashin ja mësojnë fëmijëve që në klasë të pestë.

Unë si nënë e dy fëmijëve në klasë të pestë dhe prindërit e shqetësuar si une, a duhet të pranojmë që të mësohet hashashi si bimë e zakonshme?

A i kontrollon Ministria e Arsimit tekstet shkollore para se të botohen??

Kush mban përgjegjësi për këto që ju mësojnë fëmijëve tanë???

Ky nuk është arsimi që duam për fëmijët tanë. Protesto, 16 mars para Kryeministrisë”, shkruan Vokshi.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike në Shqipëri, Albana Vokshi, ka denoncuar atë që ajo e cilëson skandal me tekstet shkollore.

Në librat e klasës së 5-të, thotë Vokshi,  nxënësve  pasi u flitet për trupin në Biologji, u mësohet edhe gjethja e hashashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat