Nesër mot më i ngrohtë, të enjten përsëri shi e borë - Bota Sot
Nesër mot më i ngrohtë, të enjten përsëri shi e borë

Kosova

Nesër mot më i ngrohtë, të enjten përsëri shi e borë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 22:15
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të jenë në rritje, sidomos maksimalet e ditës, kurse mëngjesi paraqitet me ngrica të lehta po thuaj në gjithë territorin e vendit.

“ Të enjten, sërish pritet çrregullim i motit, duke bërë që vranësirat të dendësohen dhe si pasojë e proceseve fizike që parashihen të ndodhin në troposferë, priten reshje, kryesisht në formë shiu, por edhe kushte për fjolla bore, derisa, në viset malore, reshjet paraqiten vetëm në formë dëbore dhe në fushat termike atje priten të ketë ulje për 2 respektivisht 4 gradë Celsius. Në fushat barike pritet të ketë rënie të lehta. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, ka njoftuar IHMK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...