Kalendari kulturor mbarëkombëtar nënshkruhet brenda këtij muaji

Kosova

Kalendari kulturor mbarëkombëtar nënshkruhet brenda këtij muaji

Më: 14 mars 2019 Në ora: 14:01
Kalendari kulturor mbarëkombëtar nënshkruhet brenda këtij muaji

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur në takim një delegacion nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë të kryesuar nga ministrja, Elva Margariti.

Takimi u zhvillua në zyret e Ministrisë së Kulturës në Prizren dhe nga aty u tha se kalendari kulturor mbarëkombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë do nënshkruhet më brenda këtij muaji në Tiranë.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se është i kënaqur me realizimin e projekteve të kalendarit të kaluar kulturore.

Ai tha se bashkëpunimeve në mes dy shteteve do të jetë i vazhdueshëm.

Gashi:   Shumica e aktiviteteve me Shqipërinë janë përmbushur

 "Në masë të madhe ky kalendar është përmbushur shumica e aktiviteteve të parapara janë përmbushur në mes të institucioneve tona dhe të Shqipërisë janë përmbushur. Edhe gjatë këtij viti kanë filluar disa aktivitete konkrete një nga ta do e kemi më 22 të këtij muaji në Galerinë Kombëtare të Shqipërisë dhe natyrisht që ka pasur çalime në disa institucione por në masë të madhe jam i kënaqur me realizimin e këtij kalendari. Kurse këtë vit do e kemi një dinamikë më të madhe dhe projektet do jenë më të prekshme", tha ai.

Gashi tha po ashtu se gjatë takimit u dakorduan edhe për një kalendar të përbashkët në mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, si dhe krijimin e një fondi të përbashkët kulturor për mbështetje të artistëve.

Gashi: Do të bëjmë kalendarin edhe me Maqedoninë

"E diskutuam gjatë këtij takimi është edhe një kalendar i përbashkët në mes tri shteteve Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë duke pasur gjithmonë parasysh se edhe në krye të ministrisë së Kulturës maqedone është një shqiptar prandaj duam ta bëjmë një kalendar tre palësh në mënyrë që të kemi të shtrira aktivitete të përbashkëta. Dhe po ashtu jemi dakorduan për mundësinë e krijimit të një fondi të përbashkët kulturor për vitin 2020, pra edhe Kosova edhe Shqipëria ta kenë një fond të përbashkët ku institucionet edhe këndej edhe andej të kenë mjete të vazhdueshme për financim të projekteve", tha ai.

Ministrja e Kulturës në Republikën e Shqipërisë, Elva Margariti u shpreh se do vazhdojnë tutje që të mbështesin projekte të reja. Derisa krijimin e një fondi  të përbashkët kulturor dhe kalendarin kulturor në vende tjera e sheh si një mundësi më të madhe për ndërveprim.

Margariti: Do të bëjmë kalendarë edhe me shtetet fqinje

"Kalendari është një marrëveshje formale por përtej kësaj ne gjithmonë kemi mbështetur të gjitha aktivitetet dhe të gjithë artistët në të dyja shtetet. Jam entuziaste që të marrim hapa të rinj që të çojmë përpara projekte të reja siç është edhe ajo e një kalendari edhe më të shtrirë duke pasur për eksperiencën e kalendarëve të viteve të mëparshme të vazhdojmë dhe të kemi të tjera me shtetet tjera fqinje dhe të kërkojmë edhe radhë të tjera të ndërveprimi", u shpreh ministrja nga Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat