Aplikacion mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit

Kosova

Aplikacion mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit

Më: 18 mars 2019 Në ora: 11:18

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Zyra e BE-së kanë lansuar aplikacionin mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit në tetë rajonet kryesore të Kosovës.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi tha se qëllimi i lansimit të këtij aplikacioni është informimi i qytetarëve mbi cilësinë e ajrit në regjionet ku jetojnë.

Sipas Matoshit ky aplikacion mund të shkarkohet në Andriod dhe IOS, dhe përfshinë 12 stacione për që sot vetëm 8 prej tyre janë lansuar.

"Ky është hap më shumë në kuadër të angazhimeve tona për cilësinë e ajrit pas vendimit të për mos përdorimi të thëngjillit pas bashkëpunimit për monitorim për ajrin dhe një fushatë sensibilizuese  për rëndësinë që ka ajri në shëndetin tonë me qeverinë japoneze jemi duke punuar në projekte te ndryshme që lidhen me përmirësimin e ajrit", u shpreh Matoshi.

Kurse, shefi i operacioneve në Zyrën e Komisionit e Evropian në Kosovë , Luigi Brusa u shpreh i lumtur që po e lansojnë këtë aplikacion i cili sipas tij tregon për se çfarë ajri po thithin qytetarët e Kosovës. 

Sipas tij Komisioni Evropian me qëllim të rritjes së cilësisë së ajrit në Kosovë do investoj miliona për ndërrimin e filterave në Kosovën B dhe zgjerimin e Termokosit në Prishtinë me qëllim që mos të përdoret thëngjilli për ngrohje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat